Data 13 është konsideruar ters nga shumë persona supersticiozë dhe ndodh që ata të mos dalin nga shtëpia nga frika se mos u ndodh dicka e keqe.
Të paktën një herë në vit, datat e kalendarit përputhen për të na dhënë një të premte të datës 13-të.
Ka shumë njerëz, të cilët presin që diçka e çuditshme të ndodhë.
Frika prej 13-ës daton që herët dhe shumë besojnë se buron nga Kodi i Hammurabi i cili raportohet se la një ligj të 13-të nga kodet e tij të shkruara.
Por pavarësisht këtyre, në realitet ky ishte në fakt vetëm një gabim i bërë nga një prej përkthyesve që thjesht la një rresht teksti.
Supersticione të tilla kanë vazhduar edhe ndër mendjet më të mëdha të historisë. Kompozitori i madh austriako-amerikan Arnold Schoenberg pati një rast të rëndë të triskaidekaphobia (frika nga numri 13), aq sa ai la pa numëruar masën e 13-të në disa nga veprat e tij të mëvonshme, duke e zëvendësuar atë me shënimin ‘12a’.
Ai gjithashtu u raportua se vdiq thellësisht i frikësuar në një vit ose në një moshë që ishte shumëfishi i 13-ës.
Schoenberg ndërroi jetë me datën e premte të 13 korrikut të vitit 1951.
Është shumë interesante të theksohet historia e kundërt e numrit 12 me numrin 13. Ne kemi 12 muaj në vit, 12 shenja zodiakut, 12 orë në ditë dhe madje 12 ditë të Krishtlindjes, bazuar edhe në ndikimin historik të Testamentit të Biblës dhe traditat e tjera judeo-kristiane.
Edhe Schoenberg, armiku më i madh i numrit 13, ishte më i njohur për zhvillimin e një sistemi 12-tonësh të përbërjes muzikore.
Lidhja negative me të premten posaçërisht ka një ndërthurje të origjinës fetare dhe kulturore.
Disa të krishterë besojnë se e premtja është e pafat sepse ishte dita e javës që Jezusi u kryqëzua.
Histeria e të premtes së 13-të filloi në shekullin e 20-të.
Tek libri i Thomas Laëson “E Premte, e trembëdhjetë”, që tregon një shitës me pakicë të aksioneve që zgjedh këtë ditë për të rrëzuar me qëllim tregun e tyre.
Një vit më vonë në 1908, “Neë York Times” u bë një nga mediat e para që pranoi bestytnitë e së Premtes në datën 13.
Më vonë në vitet ’80, popullariteti i ekskluzivitetit të filmit “Friday the 13th” shtoi fenomenin kulturor.
1 në 4 amerikanë mendohet se janë paragjykues.
Ndërsa 3 nga 4 amerikanët e tjerë mund të tallen me këtë dhe në të vërtetë ekziston një shkencë psikologjike për të mbështetur besëtytninë.
Psikologët në Universitetin Shtetëror Kansas thonë se bestytnitë kanë të bëjnë me përpjekjen për të kontrolluar fatin tuaj.
Njerëzit shpesh përdorin bestytnitë në përpjekje për të arritur një rezultat të dëshiruar ose për të ndihmuar në zbutjen e ankthit.
Një shembull i përsosur i kësaj janë interpretuesit dhe sportistët që kryejnë rituale specifike para një ngjarje të madhe.
Më poshtë janë 13 rastet e tmerrshme që ndodhen me të premten e datës 13.
1.Costa Concordia u fundos në oqean më 13 janar 2012, duke vrarë 32 njerëz.
2.500,000 njerëz vdesin në ciklon e Bhola - duke shkaktuar një luftë civile.
3.Çiftet nuk martohen në këtë ditë.
4.Lindi themeluesi i Ku Kulx Klan, grupit të parë terrorist në botë.
5.Pallati Buckingham u bombardua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
6. Një 13-vjeçar britanik u godit nga rrufeja të Premten në 13, në 13:13.
7. Dy aeroplanët u rrëzuan në të njëjtën ditë - duke rezultuar me vdekje.
8. Një avion suedez u zhduk ndërsa fluturonte mbi detin Baltik më 13 qershor 1952.
9. Njeriu që qëndroi në shtrat për të shpëtuar të Premten në 13 vdes në një aksident të çuditshëm.
10.Ekonomia ngadalësohet të Premten në datën 13 pasi njerëzit kanë më pak të ngjarë të bëjnë blerje ose të ndërmarrin rreziqe.
11. Vrasja e Tupac Shakur.