Data e Zgjedhjeve, Oketa: Nishani shkeli Kushtetutën
bëri takime selektive, anashkaloi FRD

TIRANE- Fryma e Re Demokratike akuzon Presidentin Nishani se shkeli Kushtetutën duke refuzuar të bëjë pjesë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve edhe FRD-në.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Bashkëthemeluesi i kësaj partie, Oketa shprehu sot paradite keqardhjen dhe protestën që Presidenti i Republikës z. Nishani e përjashtoi FRD apriori nga procesi i konsultimeve të partive politike për datën e zgjedhjeve, madje e cilëson një sinjal negativ. 

"Megjithëse këto konsultime janë formale dhe nuk përputhen me pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtare për realizimin e standardeve të integrimit, FRD ka bindjen se veprimi i njëanshëm i Presidentit është një sinjal negativ për integritetin dhe besueshmërinë e procesit të ardhshëm zgjedhor. Për më tepër ai vjen pak ditë pas vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton, e cila në axhendën e saj i konsideroi edhe forcat e reja politike në vend."- tha sot Oketa.

Ai sqaron se FRD është një parti politike parlamentare e krijuar më 30 prill 2012 dhe e njohur zyrtarisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimi nr. 6345 të datës 20 qershor 2012 dhe përfaqësohet në Parlament me një deputet, ashtu siç përfaqësohen edhe dy parti të tjera parlamentare dhe argumenton 2 arsye pse rrëzohet alibiase Presidentit, se pjesë e konsultimeve janë vetëm partitë politike parlamentare.

“Alibia e Presidentit, se pjesë e konsultimeve janë vetëm partitë politike që kanë konkuruar më 2009 nuk qëndron për dy arsye: e para sepse Presidenti nuk po konsultohet për zgjedhjet e vitit 2009 por për zgjedhjet e vitit 2013 dhe në praktikën e mëparshme presidenciale gjithmonë kanë qenë pjesë e konsultimit aktorët evidentë politikë, përfshirë të gjitha forcat e reja politike të krijuara midis legjislaturash parlamentare. E dyta, vetë ftesa e drejtë e Presidentit për një parti politike si PDIU, rrëzon alibinë e Presidentit. PDIU është një parti që nuk ka konkuruar në zgjedhjet e vitit 2009, por është themeluar më datë 17 shkurt 2011, nga deputetë të cilët ishin me sigla të tjera në zgjedhjet e vitit 2009. Në rast se logjika e konsultimeve bazohet verbërisht në zgjedhjet e vitit 2009, atëhere vetë z. Nishani duhet ta konsiderojë veten pjesë e listës elektorale të PD-së në Tiranë, por FRD beson se më 2012 kemi një realitet të ri, z. Nishani është President dhe FRD është një parti politike parlamentare.- nënvizon Oketa.

Sipas deputetit Oketa, FRD nuk shqetësohet për akte të tilla selektive të imponuara nga mazhoranca 8 muaj përpara zgjedhjeve, por shqetësohet për faktin se zyra e Kryetarit të Shtetit ka vendosur vullnetarisht të heqë dorë nga roli i saj kushtetues duke u bërë pjesë e një pale.

"Dëshiroj të theksoj se vazhdimisht gjatë tranzicionit kemi pasur refuzime nga parti të ndryshme politike të ftesave dhe nismave të Presidentit, praktikë që për FRD është negative dhe e papranueshme. Por sot është hera e parë prej vitesh që Presidenti refuzon një parti politike, pra institucioni që duhet të jetë mbi palët dhe të përfaqësoj garantin kushtetues dhe vullnetin e popullit vendos të sillet me një standard të kundërt me këtë funksion dhe pritshmëri. Së fundi, në emër të FRD shprehim vullnetin e plotë për të tejkaluar pengesa dhe provokime edhe më të mëdha se këto, dhe më 2013 me programin tonë politik, angazhimin dhe ftesën e ndryshimit të Shqipërisë do të mund ta çlirojmë politikën nga pengje të tilla të së kaluarës dhe të rikthejmë dinjitetin për shtetin dhe qytetarët. "- mbyll fjalën e tij Oketa
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet