Në kuadër të pervjetorit të lindjes së autorit për fëmijë Lewis Carrol, fëmijë të Qendrës Kulturore për Fëmijë dhe artistja Bakie Baboçi sjellin sot në orën 16.00 përmes interpretimeve pjesë të romanit “Liza në Botën e Çudirave” .
Nga sot deri në 11 mars qëndron e hapur në bibliotekën “Marin Barleti” ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni” që rrëfejnë natyrën, arkitekturën dhe stilin japonez të jetesës.
Me rastin e Ditëve të Kujtesës të mbajtur nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, përkujtohen sot prej orës 10.00, 22 intelektualët e ekzekutuar nga regjimi komunist në 26 shkurtit të vitit 1951 në Mënik të Pezës.
Mbahet nga sot në orën 18.00 deri në 26 shkurt në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë, një performancë skulpture ‘live’.
Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.
Shfaqet nga sot deri në 28 shkurt, në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit shfaqja “Anna Karenina” e Lev Tolstoit me regji të Mehmet Xhelilit.
Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti Toni Milaqi vijon e hapur deri në 5 mars në Galerinë e Artit Tiranë.
Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Vijon e hapur deri nesër në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Gjilpëra” e artistes Artemisa Çullhaj dhe e kuruar nga Najada Hamza.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Orkestra Simfonike e RTSH koncert tek Universiteti i Arteve ! ‘Djemtë Vezullues’ te teatri ‘Petro Marko’, Vlorë!
20 Mars, 13:09
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Venus’ te muzeu i fotografisë ‘Marubi’, Shkodër! ‘Probleme me Pijen’ te teatri Metropol
19 Mars, 11:32
-
Aktivitetet kulturore/ 'Stina Koncertore', aktivitet në Fakultetin e Muzikës! Diskutim mbi fenomenin e përgjimit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit ‘Tek Bunkeri’
18 Mars, 13:06
-
Aktivitetet kulturore/ Instituti Italian i Kulturës aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Poezisë! Filmi ‘Parrullat’ Tek Bunkeri
17 Mars, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Bota e Re’, koncert instrumentalo-simfonik te TKOB! Komedia 'Gruaja e burrit tim' vijon sot dhe nesër te ArTurbina
15 Mars, 12:29
-
Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Gruaja e burrit tim’ te ‘ArTurbina’! ‘Klani i të divorcuarave’, te Teatri i Kukllave, Tiranë
14 Mars, 11:10
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranvera filloi me ardh’, koncert në Përmet! ‘Peizazh i brendshëm’ ekspozitë ‘Tek Bunkeri’
13 Mars, 13:34
-
Aktivitetet kulturore/ 'Brez pas brezi', koncert i Ansamblit Popullor te TKOB! 'Peizazh i brendshëm', ekspozitë 'Tek Bunkeri'
12 Mars, 10:52
-
Aktivitetet kulturore/ 'Çunat e Liqenit', 'Tek Bunkeri'! 'Ceremonia e çajit', shfaqje te teatri i Metropolit
11 Mars, 12:11
-
Aktivitetet kulturore/ Filmi ‘Lamerica’, ‘Tek Bunkeri’! Vijon në Tiranë ekspozita ‘Ato pa këngë’, në kuadër të muajit të grave
10 Mars, 12:21
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Engjëjt’ shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Vivaldi 4 stinët’ koncert në Kishën e Shën Luçisë, Durrës
8 Mars, 12:15
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranverë Muzikore’, koncert te salla ‘Tonin Harapi’! ‘Fausti’ shfaqje te teatri Kombëtar
7 Mars, 11:32