David Cameron për herë të parë në
Bruksel pas daljes së Britanisë nga BE 

David Cameron për herë të parë në<br />Bruksel pas daljes së Britanisë nga BE 
Për herë të parë pas vendimit të Britanisë për tu larguar nga Unioni kryeministri në ikje David Cameron do të takohet me liderët e Bashkimit Europian.

Cameron do të bisedojë me ta implikimet e Brexit dhe rrugën që duhet ndjekur për samitin e Bashkimit Europian në Bruksel.

Ditën e djeshme liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë u shprehën se në këtë fazë nuk mund të ketë bisedime formale apo joformale për largimin e Britanisë nga Unioni.

Sipas tyre nuk ka kohë për të humbur dhe se BE është mjaftueshëm i fortë për t’i dhënë përgjigjet e duhura vendimit të popullit britanik për të qënë jashtë Unionit.

Cameron do të ketë ketë një darkë pune me liderët e BE-së, pasi të takohet me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe presidentin e Komisionit Europian Juncker.

Për herë të parë Britania nuk do të marrë pjesë në samitin e liderve të BE-së që zhvillohet këtë të mërkurë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre