Stilistja e njohur ka mbushur plot 40 vite dhe shfaqet në top formë krah ish futbollistit të famshëm në një foto të shkrepur në Grand Canyon në Arizona të SHBA-ve.
“Po kaloj një ditë të mrekullueshme me familjen time”, ka shkruar Vic në faqen e saj në Twitter.
Mamaja seksi ka ndarë foto të shumta nga fëmijëria e saj, ku shfaqej me motrën dhe vëllain, të cilëve u ka dërguar edhe një post ku i shpreh dashurinë që ndjen për to.
Sipas mediave të huaja në Arizona së bashku me familjen Beckham ka qenë edhe menaxheri i saj, një mik mjaft i mirë, Gordon Ramsay.
Burime të afërta kanë thënë se Vic ka dëshiruar ta festojë këtë ditë të veçantë pranë njerëzve më të dashur dhe larg zhurmës së zakonshme të qytetit.
(b.t/shqiptarja.com)