Të rinjtë e talentuar shqiptarë kanë shfaqur gjithnjë me krenari talentin e tyre në çdo cep të botës. Gjithnjë e kanë nderuar emrin e Shqipërisë duke përvetësuar talentin e tyre.
Një ndër shembujt më të mirë është atleti i talentuar nga Lezha, David Nikolli, i cili mori medalje ari në garën e 3000 metrave në kampionatin Ballkanik që po mbahet në Novi Pazar të Serbisë.
Davidi, i cili jeton në Itali, mbërriti i pari në finish me kohën 8 minuta e 31 sekonda, por nuk ishte aspak e lehtë për të që të arrinte binishin.
I riu lezhjan arriti në finish jo vetëm duke vrapuar, por edhe duke u përplasur me kundërshtarët e tij të cilët bënin përpjekje për ta ndalur që të mos arrinte finishin.
Nikolli tregon se e ka pasur shumë të vështirë të arrijë në finale, pasi kundërshtarët kur kanë parë që ai po rriste shpejtësinë. Përfaqësuesi i Bullgarisë e ka goditur më bërryla në përpjekje për ta nxjerrë jashtë korsisë, çka do sillte skualifikim automatik të Davidit.
Një përpjekje për ta ndaluar ka bërë edhe përfaqësuesi i Rumanisë i cili e ka goditur në këmbë duke e gjakosur.
Pavarësusht përpjekjeve për ta ndaluar atleti i talentuar shqiptar arriti në finish ku bëri edhe simbolin e “shqiponjës”.
“Objektivi im ishte të sillja një medalje ari”, u shpreh atleti Nikolli.
/Shqiptarja.com