Davide Sotgiu:Eva Golemi shkëlqen
ka një feeling të madh mes nesh

Davide Sotgiu:Eva Golemi shkëlqen<br />ka një feeling të madh mes nesh
Opera “Madam Butterfly” do të ngjitet këtë të dielë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. I ftuar për të luajtur rolin kryesor Pinkertonin, tenori italian Davide Sotgiu, pohon se ka krijuar një harmoni të shkëlqyer me Butterfly-in shqiptar Eva Golemi dhe vlerëson punën e artistëve të tjerë shqiptarë.

Përshëndetje, Davide Sotgiu. Në provat gjenerale vura re një interpretim të veçantë, një profilizim të detajuar të personazhit, jo vetëm në drejtimin psikologjik, por edhe emocional e muzikor, e keni kënduar herë tjetër këtë personazh?
-E kam kënduar disa herë. Nuk është hera e parë. Është një rol që më ka dhënë shumë, sepse kjo vepër është e bukur, gjithashtu dhe roli. Një rol që e kam kënduar disa herë dhe një pjesë ku personazhi është paksa, si të thuash, i lehtë, sipërfaqësor (i cekët). Është një i ri që do të argëtohet, do të bëjë aventurierin dhe për fat të keq e pëson e bukura Butterfly.

Vura re një përputhje dhe një koordinim shumë të mirë, shumë të bukur më partneren, me sopranon shqiptare Eva Golemi. Ndodh kjo se ju e ndjeni me të vërtetë se është e mirë?
-Absolutisht po. Duhet të them që jo gjithmonë arrihet të ketë një afri, një kontakt sepse jemi njerëz. Pra mund të gjesh një person me të cilin përputhesh menjëherë ose jo. Kur nuk gjendet mbetet më e vështirë sepse nuk është ajo përputhje energjie. Kurse me Evën ishte një përputhje e menjëhershme, në çast dhe duhet të them që Eva është një partnere e shkëlqyer, një këngëtare e madhe, duhet të them që ka një feeling të madh mes ne të dyve, edhe jashtë skenës jemi shumë miq, bëjmë shakara, flasim. Dhe kjo mendoj se shihet nga jashtë.

Ju vini në vendin tonë pasi keni kënduar në një vend ku opera është e famshme. Si ju duken artistët këtu?
-Më duken artistë shumë të përgatitur, shumë të zotë me zëra shumë të bukur të teknikave të shkëlqyera. Dhe ndër të tjera, të gjithë flasin italisht, gjithsesi kanë pasur të bëjnë: kanë studiuar në Itali, kanë pasur profesorë italianë ose jo. Gjithsesi janë artistë shumë të vlefshëm në planin teknik, interpretativ, skenik, muzikor përveç faktit që të gjithë kolegët janë njerëz të jashtëzakonshëm sepse më kanë pritur sikur të kisha kënduar këtu përherë (prej kohësh). Vërtet shumë të zotët, në çdo profil.

[gallery]18905[/gallery]

sopranot

sopranot

soprano italian


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot