/ATSH-AA/ - Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras do të ndjekin së bashku ndeshjen miqësore të futbollit mes Turqisë dhe Greqisë, që do të luhet në Stamboll më 17 nëntor, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Mësohet se Csipras pritet që të arrijë më 17 nëntor në Turqi, ku së bashku me kryeministrin Davutoglu do të ndjekin ndeshjen mes Turqisë dhe Greqisë, që do të luhet në stadiumin "Bashakshehir Fatih Terim" në Stamboll.
Theksohet se kryeministri grek, Cipras, më 18 nëntor, në kuadër të vizitës së tij, do të qëndrojë në Ankara për bisedime me drejtuesit e shtetit turk.
Në takime pritet që të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet nga rajoni dhe ato ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com