TIRANE- Ministri i jashtëm i Turqisë zhvilloi sot takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
“Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik që do të asistojnë nga afër sektorët përkatës.”- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.
GJatë takimi Rama falenderoi ministrin Davutoglu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe “theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen. “

Ministri Davutoglu uroi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit.
Më parë Davutoglu zhvilloi një takim me kyetarin e Parlamentit Ilir Meta. Takimi u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.
META: POPULLI VLLA TURK
Ministri i Jashtëm mësohet të ketë thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë është “strategjik” dhe ka uruar Metën për funksionin e ri.
Nga ana e tij kryetari i Parlamentit Ilir Meta vlerësoi miqësine dhe mbështetjen e popullit “vlla turk” dhe kërkoi “intensifikimin e marredhënieve parlamentare me Turqinë.”
Ai vlerësoi asistencen e eksperteve turq në zhvillimin e Shqiperisë. Dhe falenderoi Turqinë për rolin e saj në njohjet e Kosovës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com