/ATSH-AFP/ - Sulme të tjera ajrore dhe tokësore vazhduan edhe sot kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri dhe rebelëve të Partisë s ëPunëtorëve të Kurdistanit në veri të Irakut, njoftoi kryeministri Ahmet Davutoglu.
"Ne kemi dhënë rekomandimet e nevojshme për një seri të tretë sulmesh në Siri dhe në Irak. Operacionet ajrore dhe tokësore po vazhdojnë aktualisht", deklaroi Davutoglu për shtypin në Ankara.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se 590 persona të lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe PKK-në, që përbënin një rrezik potencial, ishin arrestuar nga policia që prej ditës së djeshme në kuadër të një sërë operacionesh të ndërmarra në të gjithë vendin.
Uashtria ajrore turke ndërmori sot herët në mëngjes sulme ajrore që kishin si shënjestër, për herë të parë, objektivat xhihadiste në territorin sirian, në kuadër të atentatit kamikaz, atribuar Shtetit Islamik, që shkaktoi 32 të vdekur dhe 100 të plagosur në qytetin e Suruçit, pranë Sirisë.
Avionët luftarak F16 kanë bombarduar gjithashtu bazat e PKK-së në malet Kandil, në veri të Irakut.
/Shqiptarja.com