"DBS Group", kompania ndërkombëtare me histori suksesi "Made in Albania" kërkon të zgjerojë stafin

Të rinj që trajnohen nga DBS

Për këdo nga mosha 18 deri në 50 vjeç, pavarësisht gjinisë, që dëshiron të marrë një zanat ose profesion në industrinë tekstile, ta ushtrojë atë apo të punojë me standarde europiane, “DBS Group” është  kompania e duhur.

Aktualisht, kjo fabrikë ka nisur zgjerimin e mëtejshëm të saj, çka nënkupton edhe hapjen e vendeve të reja të punës, në pozicionet e rrobaqepësisë, prestarisë, operatorëve të makinave automatike, kontrollorëve të cilësisë, përgjegjësve të linjave, punonjësve të makinerive të stampimit, sublimimit, e po ashtu edhe atyre të impiantit lazer.

Nxitur nga kureshtia dhe për t'u njohur më nga afër me risitë e kësaj ndërmarrjeje, MetropolPost shkoi pranë "DBS Group", duke sjellë sa më poshtë informacionin e nevojshëm, për të gjithë ata që do të dëshironin të punësoheshin në të.

REPARTI I PRINTIMIT DIGITAL

E hapur më 2014-n, rreth 8 vite më parë, “DBS Group” është sot një prej fabrikave më të konsoliduara në industrinë tekstile në Shqipëri. Kjo, jo vetëm sa u  takon veshjeve cilësore sportive që prodhon sidomos për tregun europian, por edhe standardit që sjell në tregun shqiptar të punës, mbi trajtimin e  burimeve njerëzore.

Ky standard, rrëfen për MetropolPost drejtori i “DBS Group” Z. Elidon Avrami, çertifikohet nga audite të përvitshme ndërkombëtare, dhe jo vetëm nga DBS-ja, por edhe nga “Dekathlon”-i, “Intertek”-u, “Asian Inspection” e "SGS"-ja, të cilat janë edhe kompanitë lider në çertifikimin e standardeve të cilësisë dhe trajtimit të burimeve njerëzore.

REPARTI I PRERJES SË AUTOMATIZUAR

"Ne kemi notën maksimale në trajtimin e burimeve njerëzore", thotë Z. Avrami,  "dhe kjo është edhe pjesë e orientimit tonë në lidhje me përgjegjësitë sociale të vendit ku jemi vendosur. Orientimi im, por edhe i grupit, është të rritemi profesionalisht, që domethënë, në këtë territor ku ndodhemi, të japim maksimumin e asaj që mund të japim, jo vetëm në aspektin e rrogave, por edhe në aspektin e kushteve dhe të rritjes profesionale."

 REPARTI I SUBLIMIMIT

"DBS Group" përbëhet prej shtatë departamenteve:

•             MODELERISË, që i dedikohet kërkimit dhe zhvillimit të produktit;

•             PRESTARISË, ku gjendet fjala e fundit e teknologjisë në prerjen e tekstilit;

•             SUBLIMACIONIT, ku zhvillohen të tëra proceset e transferimit të imazhit, përmes një teknologjie po nga më të fundit;

•             SERIGRAFISË, kur realizohen stampat  e dimensioneve, përbërjeve dhe ngjyrave të ndryshme;

•             STAMPIMEVE “TRANSFER”, ku kryhet përgatitja e "transfertave", deri tek aplikimi i tyre mbi tekstil, përmes aparaturave të posaçme;

•             LOGJISTIKA, ku përfshihen të gjitha proceset ndihmëse që garantojnë mirëfunksionimin e fabrikës;

•             LINJA E PRODHIMIT, department i cili, siç e cilëson edhe vetë "DBS Group", është edhe zemra e fabrikës.

Punonjësit që do të kenë fatin t’i bashkohen kësaj kompanie, do të operojnë kryesisht me makineri automatike, të cilat kryejnë dora-dorës proceset e sipërpërmendura, që nevojiten për të përfunduar qepjen e veshjeve të ndryshme sportive.

REPARTI I SUBLIMIMIT

"Nëse dikush do të kishte eksperiencë në përdorimin e këtyre pajisjeve, do të qe një gjë me vlerë", na thotë Z. Avrami, "por edhe nëse nuk e ka, kjo nuk përbën asnjë problem për punësimin e tij/saj tek ne, pasi “DBS Group” ka reparte trajnimi për secilin nga proceset, çka u mundëson punonjësve të rinj, të mësojnë ose të përmirësohen në atë sektor ku dëshirojnë të investojnë profesionalisht.

REPARTI I OPERACIONEVE TEKNIKE

Nëse dikujt i duhet të mësojë makina të ndryshme qepëse, mund t'i mësojë këtu. Ne kemi gjithësej shtatë reparte dhe qepja është njëra prej tyre, por kemi një integrim vertikal, që ka sjell nevojën për krahë punë edhe në proceset e tjera teknologjike."

PAJISJA LAZER

E ndodhur në rrugën industriale Tiranë-Vorë, duket sikur kjo ndërmarrje është disi e vështirë për t'u mbërritur prej atyre që duan të punësohen në të, por banojnë brenda në Tiranë apo në zonat përreth. Në fakt, asnjë asnjë vështirësi nuk ka, sepse "DBS Group" mundëson edhe transportimin e punonjësve nga pikat e caktuara në zona të ndryshme të banimit, për në fabrikë.

MODELERIA

Të rinj e të reja, me arsim të mesëm e të lartë, të moshave e të gjinive të ndryshme, ishin në fakt edhe shoqëruesit e MetropolPost-it në rrugëtimin brenda kësaj ndërmarrjeje, e cila dëshmon mes të tjerave në Evropë, edhe punën cilësore që mund të bëhet në Shqipëri.

REPARTI I PRERJES

E teksa ndërmarrja ka rreth 600 punonjës, thuajse 25 % e tyre janë me arsim të lartë, nga thuajse të gjitha fakultetet në vend, na rrëfen drejtori i "DBS Group", Z. Elidon Avrami.

LINJAT E PRODHIMIT

"Punojmë sipas Kodit të Punës. Çdo minutë shtesë e punëtorit, paguhet sipas ligjit", sqaron ai, duke theksuar se nuk mungojnë as trajnimet e vazhdueshme të stafit, e se pagat e "DBS Group" janë nga më të mirat në treg, sa i takon industrisë tekstile në vend.

REPARTI I STAMPIMIT

"Fokusi ynë", thotë Z. Avrami, "është të prodhojmë cilësisht mirë, në sasinë e duhur dhe në kohën e duhur, kurse orientimi sa u takon punonjësve, është të rritemi të gjithë së bashku profesionalisht".

Dhe në fakt, hapi i parë drejt një profesionalizmi cilësor, është atmosfera pozitive në punë, e cila në "DBS Group" dukej qartazi që nuk mungonte.

Gjithsecili ishte në vendin e vet, i përqendruar në punën që po kryente, por i papërtuar për t'ju përshtatur situatës, përherë me buzën në gaz.

LINJAT E PRODHIMIT

E teksa rrobaqepësia mbetet përherë një profesion që nuk të lë pa bukë, graphic desing-i, modeleria, prestaria po ashtu, apo dhe shumë të tjera sa më sipër, "DBS Group" nuk jua kursen aspak mundësinë për t'i bërë tuajat këto aftësi, dhe për të qenë të suksesshëm profesionalisht.

Mjafton të prezantoheni pranë tyre, për të kuptuar më tepër nga mundësitë e pafundme që ju ofrojnë t'u punësuar dhe rritur profesionalisht. Ndonjëherë Evropa mund të jetë edhe më pranë seç e mendojmë. Mjaft të dimë ta shohim! /MetropolPost.al

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)