Të gjithë futbollistët shqiptarë nëpër Europë kanë uruar 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Nga kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit që luan me Lacion, Lorik Cana, Ermir Lenjani, apo edhe futbollistët e tjerë me origjinë shqiptare nga Kosova si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri apo edhe Shkodran Mustafi përmes faqes së tyre në rrjetin social Facebook kanë uruar 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjakovari që mban shiritin e kapitenit të ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana shkruan në Facebook “Urime për 28 Nëntorin Shqipëria ime”.

Edhe pse ka marrë shumë etiketime për zgjedhjen e tij, që bëri për të luajtur me Zvicrën duke refuzuar Shqipërinë, lojtari i Bayernit Xherdan Shaqiri përmes një fotoje të publikuar me një shqiponjë në sfond shkruan “Urime 102 vjetorin Shqipëri”.

Një tjetër shqiptar nga Kosova që zgjodhi të luajë me Zvicrën nuk e harron origjinën duke shfaqur patriotizmin sa herë që ka mundësi. E ndërsa Zvicra pak ditë më parë u hoqi të drejtën e festimit me simbolin e shqiponjës kur shënojnë, kjo nuk e ka penguar Xhakën që me rastin e festës të urojë Pavarësinë përmes një fotoje me UÇK duke uruar “Urime festa e flamurit, urime 102 vjetori i Pavarësisë”.

“Urime 28 Nëntorit, festa e Flamurit” shkruan edhe kampioni i botës me Gjermaninë me origjinë shqiptare, Shkdoran Mustafi. Edhe pse i kryëzuar për zgjedhjen, Mustafi gjithmonë ka theksuar se zemrën e ka kuqezi, por ka kritikuar menaxhimin që i është bërë futbollit shqiptar.

Nuk kishte si të mungonte edhe urimi i lojtarit më të mirë të momentit shqiptar, Ermir Lenjani që është në qendër të shumë klubeve në Europë. “Gëzuar 28 Nëntorin, festa më e madhe e Shqipërisë” shkruan kosovari.

Trajneri De Biasi përmes Facebook ka uruar të gjithë shqiptarët për festën kombëtare. “Me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, dërgoj përqafim të ngrohtë për të gjithë shqiptarët. Një urim special për të gjithë ata që janë larguar nga vendi i tyre për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre” u shpreh De Biasi, në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com