De Biasi: CAS duhet të na japë fitoren
TIRANË, 15 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Trajneri i Kombëtares shqiotare të futbollit Gianni De Biasi, thekson se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanë duhet të vendosë në favor të Shqipërisë. Në një intervistë dhënë për kanalin italian “Sky Sport 24?, ai u shpreh se, “Pres drejtësi për një federatë të vogël ndaj një Serbie, që sigurisht […]
Trajneri i Kombëtares shqiotare të futbollit Gianni De Biasi, thekson se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanë duhet të vendosë në favor të Shqipërisë.
Në një intervistë dhënë për kanalin italian "Sky Sport 24?, ai u shpreh se, "Pres drejtësi për një federatë të vogël ndaj një Serbie, që sigurisht është më e madhe se ne në të gjitha aspektet, megjithatë dua ta përsëris se imazhet në fushë folën shumë qartë dhe ishin të pakundërshtueshme. Besoj se, nëse dikush i vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim mbi atë që një gjyqtar do t'i duhej të vendoste".
Në vijim të intervistës, De Biasi u ndal gjatë te ngjarjet e Beogradit duke sjellë edhe një herë në vemendje momentet e tensionit. "Ne nuk kishim asnjë tifoz në stadium. Ishin vetëm tifozë serbë. Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësohej asnjë kusht për një ndeshje të sigurt. Policia nuk ndërhyri. Disa lojtarë serbë na ndihmuan për të hyrë në dhomat e zhveshjes. Pas kësaj erdhi delegati i UEFA-s, për të verifikuar situatën, pa lojtarët e goditur, ndonjë me hundën e fashuar dhe të gjakosur dhe të tjerët me goditje të tjera. Në këtë pikë, ne i komunikuam, se ishte e vështirë të dilnim në fushë kur na kërkuan të luanim, pasi sipas tyre ua kishte kërkuar UEFA", tha trajneri De Biasi.
Trajneri i Kombëtares kuqezi u ndal më pas edhe tek situata në grupin tonë eleminator duke vendosur theksin se Shqipëria është e vetmja skuadër që nuk është mundur ende. Ai vijon më tej duke nënvizuar se përveç faktit të heqjes së pikëve nga UEFA, Shqipërinë e dëmton edhe faksi se rezultati 3-0 e dëmton edhe në klasifikimin aktual.
Në fund, ai u ndal te objektivi që ka në krye të stolit shqiptar duke deklaruar se, "të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një kompeticioni europian dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne, prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë".
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të zhvillojë në datën 17 prill seancën dëgjimore për ankesën e Federatës Shqiptare të Futbollit mbi vendimin e UEFA-s e cila i dha fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë, pas inicidenteve në ndeshjen e 14 tetorit 2014 në Beograd.
/atsh/
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua
26 Korrik, 23:30
-
‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme në Polici?
26 Korrik, 22:58
-
Paris 2024/ Keqtrajtonte kuajt, kalorësja angleze përjashtohet nga Lojërat Olimpike
26 Korrik, 22:55
-
Të më quash të vdekur? Reagon vajza e Elon Musk: Si mund të gënjesh para miliona njerëzve
26 Korrik, 22:49
-
Nuk humbet tradita/ Ritet dhe lojërat popullore performohen nga të gjithë moshat në Devoll
26 Korrik, 22:34
-
Kavajë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari italian, në kërkim pasagjeri
26 Korrik, 22:20
-
Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat
26 Korrik, 22:16
-
Amendamentet e Bashës nuk kalojnë: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes
26 Korrik, 22:11
-
Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve
26 Korrik, 22:06
-
Donald Trump takohet me kryeministrin izraelit Netanyahun
26 Korrik, 22:01
-
Paris 2024/ Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike
26 Korrik, 21:38
-
Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: E mbyll këtë rrugëtim për arsye shëndetësore! Edhe pse kam marrë sulme, sot më mbetet respekti
26 Korrik, 21:37