De Biasi: Deri më 31 tetor jam
trajner i Shqipërisë, më pas shohim

De Biasi: Deri më 31 tetor jam<br />trajner i Shqipërisë, më pas shohim
ITALI-“Deri më 31 tetor do të jem trajner i Shqipërisë, më pas të shohim”, është kjo deklarata e trajnerit të skuadrës kuqezi Gianni De Biasi për mediat italiane.
 
Deklarata e trajnerit kuqezi ka ardhur mbrëmjen e të dielës gjatë ndeshjes mes Napolit dhe Juventusit, të renditura në vend të tretë dhe të parë në kampionatin italian.
 
Duke iu referuar ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet ditën e mërkurë po mes këtyre dy skuadrave, por kësaj herë për Kupën e Italisë, Gianni De Biasi tha se “çdo ndeshje ka historinë e saj e të shohim çfarë do të ndodh.”
 
Pyetjes së gazetarit italian mbi ecurinë e lojës së futbollistit juventinas Higuain, Gianni De Biasi deklaroi se “Higuain ka shënuar mjaft e nëse ndonjëherë i ndal golat, kjo e bën atë më human, pasi shumë herë duket si i zbritur nga planeti Mars. Juventusi po punon për të arritur në një formë mjaft të mirë në ndeshjen e Champions League kundër Barcelonës.”

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot