De Biasi e ‘injoroi’, Alban Meha i
përgjigjet me një super gol nga Turqia

De Biasi e ‘injoroi’, Alban Meha i<br />përgjigjet me një super gol nga Turqia
Si për ironi të fatit në një ditë me shpalljen e listës për dy ndeshjet e radhës, mesfushori Alban Meha i është përgjigjur refuzimit të De Biasit me një super gol ‘alla Pirlo’ në kampionat.

Kosovari shënoi në humbjen që ekipi i tij, Konyaspor pësoi përballë Gallatasarait 1-4. Meha arriti që të realizonte me saktësi një goditje dënimi pranë zonës. Pavarësisht se nuk i dha fitoren ekipit të tij, goli i Mehës nuk ka dyshim që do të jetë mes më të mirëve të javës.

De Biasi vendosi që ta lërë jashtë për shkak të minutave të pakta që është aktivizuar, por është e çuditshme sesi mund të privohesh në dy ndeshje vendimtare nga një lojtar klasi si Meha që mund të zgjidhë ndeshjen në cdo moment.

Në ndeshjet e fundit në kombëtare dy nga lojtarët më të mirë si Meha dhe Gashi kanë gjetur shumë pak hapësira. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA