De Biasi: Jam gati për të drejtuar
Italinë, kam marrëveshje me Dukën

De Biasi: Jam gati për të drejtuar<br />Italinë, kam marrëveshje me Dukën
Trajneri i Shqipërisë, De Biasi i ka hapur rrugë mundësisë reale të kalimit nga kuqezinjtë te të kaltrit duke konfirmuar zërat e fundit që po qarkullojnë në mediat italiane.
 
Në një intervistë për “Quotidiano Sportivo” De Biasi e pranon që pret një telefonatë nga kreu i Federatës, Taveçhio për t’i besuar drejtimin e Italisë.
 
“Kontrata ime me Federatën Shqiptare përfundon në vitin 2017, por kam edhe një marrëveshje me presidentin, që në rast të një oferte shumë të rëndësishme për karrierën time, ai do të më linte të largohesha.

Drejtimi i Kombëtares së Italisë përbën një eksperiencë shumë tërheqëse, megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete, por ndihem gati për këtë aventurë”deklaroi ai.
 
Kujtojmë që Duka në një intervistë për Report tv deklaroi se Duka mund të largohet nëse paguan gjobën për shkeljen e kontratës që është parashikuar në marrëveshje duke i hapur keshtu rruge largimit pas Europianit per t'i zene vendin Conte-s.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)