De Biasi: Jam shumë ambicioz dhe
në shkollë dilja i pari kur binte zilja 

De Biasi: Jam shumë ambicioz dhe<br />në shkollë dilja i pari kur binte zilja 
Pavarësisht viteve në futboll, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi shprehet në një intervistë për “Sky Football Night” se ambicia është akoma e madhe për të fituar.
 
“Jam shumë ambicioz, dua gjithnjë të fitoj. Kjo më ndodhte edhe kur shkoja në shkollë.

Ndodhte që me shokët bënim garë kush dilte më shpejt nga klasa kur binte zilja dhe unë isha gjithnjë i pari. Ishte një obsesion që mbeti te unë me kalimin e kohës.

Ndërsa me kalimin e kohës jam bërë më pak supersticioz.  Kam kuptuar se të gjitha ritet përpara ndeshjes të cilave u dedikohesha dhunonin inteligjencën time, prandaj kam hequr dorë.

Mes një femre dhe një presidenti është shumë e thjeshtë të fitosh një president, sepse mjafton të dalësh me sukses nga një ndeshje.
 
Gjithsesi, nëse humbet, gjithçka bëhet më e komplikuar, por nuk mund të bëhet krahasimi me femrat”deklaroi ai.



d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore