De Biasi:  Norvegjia? Festova
sikur Italia fitoi Botërorin

De Biasi:  Norvegjia? Festova<br />sikur Italia fitoi Botërorin
ITALI - Fitoret e fundit të Shqipërisë përballë ekipeve të Norvegjisë dhe Lituanisë kanë bërë jehonë edhe jashtë territorit të vendit. Kështu në Itali, rezultatet pozitive janë lidhur ngushtë me trajnerin De Biasi, i cili është padyshim arkitekti i fitoreve.

Në një intervistë për mediat italiane De Biasi shprehet se fitoren përballë Norvegjisë e përjetoi në të njëjtën mënyrë sikur Italia fitoi kampionatin botëror. "Kur e mora kombëtaren e Shqipërisë të gjithë ishin skeptikë për mënyrën e organizmit, pasi ishte fundi i një epoke dhe fillimi i një tjetre.

Jam i kënaqur shumë me punën që kemi bërë deri më tani. Rezultatet që kemi marrë deri tani në eleminatore janë të kënaqshme. Në Oslo të gjithë ishin mosbesues, por në fund u gëzuam të gjithë pa masë. Madje mund të them që kam festuar në të njëjtën mënyrë sikur festova kur Italia u shpall kampione e Botës.

Më pas ndeshja me Lituaninë, nuk e prisja që të fitonim 4-1, aq më tepër që po eksperimentoja disa mungesa të rëndësishme si Cana, Lila dhe Roshi që nuk do të jenë në ndeshjen e radhës. Por ja që ky është momenti jonë" shprehet De Biasi. Kualifikimi?

"Sigurisht që oreksi vjen duke ngrënë. Të gjithë do ta dëshironim një gjë të tillë, por më parë duhet të kalojmë Norvegjinë dhe padyshim Islandën që ka futbollistë që luajnë në Premier League. Duhet të jemi me këmbë në tokë, por mund të them që jam i befasuar nga ecuria e Shqipërisë" përfundon De Biasi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës