De Biasi: Shpresoj të fitoj ndeshjen
e parë si shqiptar përballë Armenisë

De Biasi: Shpresoj të fitoj ndeshjen<br />e parë si shqiptar përballë Armenisë
Pas marrjes së pasaportës shqiptare, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi shpreson te fitorja e ndeshjes së parë përballë Armenisë si shqiptar. “Do të doja të fitoja ndeshjen me Armeninë, pasi është ndeshja e parë si shqiptar”tha tekniku.

Në vazhdim të intervistës së tij, De Biasi u ndal edhe te mungesat. “Ajeti dhe Aliji nuk do jenë pjesë e skuadrës. Përsa i përket mbrojtësit Mavraj përgjigjen do e marrim ditën e ndeshjes. Curri është rikuperuar dhe është gati”.

Përsa i përket ndeshjes, trajneri shprehet se është e rëndësishme, por nuk vendos fatin e kualifikimit, pasi ka edhe shumë ndeshje përpara. “Do të luajmë sfidën e 4 dhe do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha. Armenia ka qenë një kundërshtar i vështirë për skuadrat e mëdha dhe nuk ka arsye pse të mos jetë për Shqipërinë. Të gjithë duam fitoren, por kjo është një nga ato ndeshje që i ka të tri rezultatet në dispozicion. Shumë varet nga ne, nga mënyra sesi do të luajmë, në përqendrimin në lojë” deklaroi ai.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni