Trajneri i Kombëtares, De Biasi ka deklaruar për mediat italiane se është goditur në Serbi. “Në dhomat e zhveshjes nuk ndodhi asgjë por në tunel po. Disa lojtarë u rrëzuan, në stadium kishte mijëra tifozë të karikuar, por unë u godita vetëm me një monedhë. Në qiell fluturonin gurë por për fat të mirë nuk më preku asnjë. Menjëherë pas hedhjes së shortit u çudita përse UEFA lejoi që Shqipëria dhe Serbia të luanin në të njëjtin grup. Kjo ishte një zgjedhje e gabuar”.
Ndërsa në vijim trajneri shpjegon se përse nuk beson që UEFA ta përsërisë ndeshjen. “Ne ishim në gjendje të mirë. Patëm dy raste për të shënuar dhe po luanim me kurajo. Jam i sigurt se për ndeshjen e kthimit shqiptarët do të respektojnë futbollin dhe nuk do të shfaqin parulla politike për hakmarrje. Objektivi jonë është që të tregojmë se jemi një shtet i rëndësishëm”, përfundon De Biasi.
/Shqiptarja.com