De Biasi: Xhaka? Nuk është i
pazëvendësueshëm,bëjmë dhe pa të

De Biasi: Xhaka? Nuk është i<br />pazëvendësueshëm,bëjmë dhe pa të
DURRES-Gianni de Biasi ka mohuar se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga Kombëtarja duke e lidhur mungesën e tyre në ndeshjen e mbrëmshme Itali-Shqipëri me disa probleme të futbollistëve.
 
“Abrashi ka problem fizike në gju”, deklaroi De Biasi në konferencën për mediat.
 
Ndërsa për një përplasje të mundshme me Taulant Xhakën ai thotë se “nëse futbollisti thitë se është pazëvendësueshëm, bëjmë edhe pa të”.
 
Trajneri i kuqezinjve ka komentuar edhe lajmet për dorëheqjen duke thënë se u keqkuptuan. “Dorëheqja u keqkuptua, po flisja vetëm për tifozët. Tifozët kanë qenë special por dje më zhgënjyen”, tha De Biasi gjatë konferencës në Durrës.
 
Trajneri shtoi gjithashtu se Afrim Taku dhe Keidi Bare i bashkohen skuadrës.
 
Ndeshja e radhës së Kombëtares është miqësorja Shqipëri- Bosnje në Elbasan.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë