De Biazi: Argjentina fiton Botërorin nëse “kopjon” Shqipërinë time, do rikthehem të jem trajner tek…

De Biazi: Argjentina fiton Botërorin nëse “kopjon” Shqipërinë time, do rikthehem të jem trajner tek…

Gianni De Biazi

Gianni De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur për mediat italiane, duke bërë një koment për këtë Kupë Bote, dhe ndër të tjera, nuk ka harruar pa përmendur edhe Shqipërinë. Italiani foli gjithashtu edhe për të ardhmen, ku tha se është pranë marrjes së një ekipi kombëtar i cili gjendet në Botëror.

Favoritët e Botërorit – Unë mendoj se tre janë pretendentët. Brazili, Gjermani, gjithashtu edhe Spanja, pavarësisht ndodhive të fundit. Janë kombëtaret më të kompletuara.

Botëror pa surpriza? – Jo, mendoj se edhe Franca e Belgjika mund të jenë surpriza. Veçanërisht Belgjika, e cila nëse do të rregullojë problemet e viteve të fundit, do i hapë punë çdo ekipi.

Europiani i fundit – Unë mendoj se bazë mbeten njerëzit. Mes Italisë dhe Shqipërisë kishte ndryshime të mëdha, dhe rezultatet e shfaqnin këtë gjë. Unë jam krenar për atë që kam bërë tek Shqipëria, dhe them se nëse Argjentina sillet si një ekip kompakt këtë edicion, mund të shpallet fituese.

E ardhmja – Do më pëlqente të kthehesha të isha trajner. Për momentin ka diçka që po zihet. Ku? Duhet të prisni sa të përfundojë Botërori. Ajo kombëtare gjendet në Rusi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen