De Canio, Seedorf dhe Panucci
kandidatët kryesorë për trajne

De Canio, Seedorf dhe Panucci<br />kandidatët kryesorë për trajne
Pas shumë studime dhe takime duket se presidenti I FSHF-së dhe stafi I tij e kanë ngushtuar numrin e kandidatëve për trajner të kombëtares sonë. Mësohet se tre janë emrat më të mundshëm për të zëvendësuar De Biasin në krye të pankinës kuqezi. Luigi De Canio, Clarence Seedorf dhe Christian Panucci janë emrat më të mundshëm për të marrë votbesimin e Dukës.

Pasi ka zhvilluar disa takime me shumë kandidatë, kreu I FSHF-së ka takuar edhe Luigi De Canion. Ish-trajneri i Udinezes është një ndër ata trajnerë me experience të madhe, duke qenë se ka drejtuar një sërë klubesh në Itali dhe jo vetëm, mes tyre Napoli, Genoa, Catania, Reggina, Siena, Queens Park Rangers, e të tjerë.

Por mësohet se Duka pëlqen shumë edhe holandezin Clarence Seedorf. Ish-lojtari dhe trajneri i Milanit ka lënë një përshtypje shumë të mirë në grupin e intervistuesve. Përveç kësaj është më pak i interesuar për paratë, duke qenë se i ofrohet një skuadër përfaqësuese për herë të parë, e kjo është një sfidë mbi financat, sidomos për një ish-futbollist, që paralelisht është edhe biznesmen. Megjithatë, Seedorf është pjesë e trajnerëve pa eksperiencë, por një futbollist me shumë përvojë dhe me një CV të pasur.

Brenda pretendentëve është edhe Christian Panucci, i cili gjithashtu njihet për eksperiencën e tij tepër të vyer si futbollist dhe si një emër i madh në fushat e blerta më shumë sesa si trajner, pavarësisht se ka qenë zëvendësi i Capellos te Rusia, e më pas në kampionatin italian ka drejtuar Livornon dhe Ternanën. Me shumë mundësi, trajneri do të jetë njëri prej këtyre emrave, duke qenë se të 3 kandidaturat kanë pranuar edhe shifrën e ofruar nga FSHF-ja, për rreth 350 mijë euro në vit, për një kontratë dy vite e gjysmë, pra deri në përfundim të kualifikueseve të Europianit 2020.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën