David De Gea nuk është pjesë e listës paraprake te Spanja për Kupën e Botës. 23 ditë nga nisja e Botërorit, trajneri Luis Enrique nuk e ka përfshirë portierin e Manchester United në listën paraprake me 55 lojtarët. AS në Spanjë bën me dije se janë pesë portierë që kanë marrë ftesën, me De Gea që mbetet jashtë.
Në listë për pozicionin e portierit janë: Kepa Arrizabalaga (Chelsea), Unai Simon (Bilbao), Robert Sanchez (Brighton), David Raya (Brentford) dhe David Soria (Getafe). Lënia jashtë e De Gea është një surprizë për listën e Spanjës, që sheh edhe Sergio Ramos mes emrave të ftuar. Kujtojmë se lista përfundimtare e Spanjës do paraqitet dy javë nga nisja e Botërorit, me Enrique që mund të rezervojë surpriza.