De Jong nuk kursehet për Balotellin: Një gjeni por dhe budalla

De Jong nuk kursehet për Balotellin: Një gjeni por dhe budalla
Sulmuesi me ngjyrë, Mario Balotelli duket se po humb dita ditës mbështetësit e tij te Manchester City. Pasi polemizoi me disa bashkëlojtarë të skuadrës në mesin e një ndeshjeje, tashmë Super Mario ka marrë kritika edhe nga bashkëlojtari Nigel De Jong.

”Në disa raste Mario është gjeni në fushën e lojës. Por shpeshherë ai është edhe budalla. Plot njerëz presin më të mirën nga ai por po ata njerëz mund të presin gjithashtu, çmendurinë e radhës tek ai. Ai është i lumtur me skuadrën që luan. Një fat për të, është edhe trajneri Mancini i cili e njeh mirë atë” deklaroi De Jong.

Sulmuesi italian Mario Balotelli është shumë i përfolur në kampin e City për një largim të mundshëm nga skuadra në fund të sezonit pas problemeve të vazhdueshme që po i shkakton në skuadër. Shpërthimet e tepruara të sulmuesit, cënojnë edhe situatën te Manchester City, dhe drejtuesit mund ta ndëshkojnë me gjobë.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë