Spekulimet se Mattias De Ligt mund të transferohet te Barcelona dhe Manchester United shtohen çdo ditë e shumë, por vetë futbollisti së fundmi ka befasuar jo pak me deklaratën e lëshuar. Pavarësisht interesimit për të, 19-vjeçari është shprehur se ndoshta mund të qëndrojë te Ajax.
“Përderisa jam në kontratë, mundësitë e qëndrimit janë. Kurrë mos thuaj kurrë,”- është shprehur fillimisht qendërmbrojtësi i Ajax, ndërsa më pas ka shtuar: “Nuk kam asnjë ëndërr tjetër përveç Ajax. Që kur isha fëmij ëndërroja të luaja këtu. E bëra këtë dhe jam i lumtur.”
Gjithsesi këto deklarata nuk do të meren shumë parasysh nga klubet e interesuara për futbollistin pasi fvetëm pak ditë më parë De Ligt u shpreh se do t’i pëlqente të luante me Frenkie De Jong, yllin e blerë tashmë nga Barcelona.