Të shumta kanë qenë rastet ku për shkak të pjesëmarrjes së VIP-ve në “Big Brother”, familjarë dhe të afërm të tyre e kanë pësuar duke u kërcënuar dhe bullizuar në rrjet.
Dea Mishel një nga 5 finalistët e BBV, e cila u përball me dinamikat e një loje të fortë për plot 133 ditë ka zbuluar së fundmi se familjarët dhe të afërmit e saj janë bullizuar dhe janë kërcënuar vazhdimisht në rrjet nga fansat e lojtarëve të tjerë, e kjo për shkak të ndryshimeve që ajo ka sjellë herë pas here në rrjedhën e lojës.
“Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje”. Kështu u shpreh Dea Mishel teksa foli për rrugëtimin e saj në një emision.
Ish-finalistja u shpreh se nga nominimi Luiz-Efi-Kiara apo për humorin e zi, familjarët e saj kanë marrë komente negative dhe janë ndjerë shumë keq për shkak të gjuhës së urrejtjes të vazhdueshme nga fansa të Luizit, Kiarës apo Efit.
“Kanë marrë kërcënime me vdekje. Kushërirat e mia të vogla bullizoheshin në shkollë se janë kushërirat e mia. Janë prekur shumë. Edhe tani thonë sa mirë që u mërzitë, po u mërzita se edhe unë jam njeri”, tha Dea.
Ish-banorja e BBV shtoi se më pas këto persona kanë ndryshuar mendim për të dhe e kanë mbështetur.
“Tani shoqet e kushërirave iu thonë se duan të bëjnë fotografi me mua. Prindërit i përgëzojnë për mua. 90 për qind e atyre që më kritikonin kanë ndryshuara mendim”, tha Dea Mishel.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
57.2%
-
Kurti
37.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 491
Lajme të tjera
-
Zbulohen emrat e disa prej artistëve që do marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, mes tyre Luiz Ejlli
30 Shtator, 08:09
-
Krah njëri-tjetrit duke ngrenë fasule! Luiz Ejlli zbulon detaje nga marrëdhënia me gjyshin e Kiarës (Foto)
27 Shtator, 08:53
-
Frymëzim edhe për shkrimtarët?! Luizi dhe Kiara, në kopertinën e një libri
26 Shtator, 16:55
-
Refuzoi të luante tek filmi i Oltës dhe Luizit, rrëfehet Efi: Sigurisht, se më dhanë një rol të vogël
25 Shtator, 18:11
-
Luiz Ejlli puthet me Olta Gixharin në filmin e ri
24 Shtator, 21:47
-
Dea Mishel feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-banorja e BBV
20 Shtator, 22:06
-
Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli opinionistë në 'Big Brother VIP 3'?
15 Shtator, 19:44
-
Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës?
12 Shtator, 18:55
-
VIDEO/ Gjest i veçantë, Luiz Ejlli shoqëron në ditën e parë të shkollës fëmijët e shtëpisë 'Zyber Hallulli'
11 Shtator, 13:08
-
Shifrat/Nga Luiz Ejlli, Noizy, Elvana dhe Dafina, kush ishin artistët më të paguar këtë verë dhe ata që u ‘braktisën’ nga publiku
9 Shtator, 12:08
-
‘Amaneti’ sërish dedikim për Kiara Titon? Publikohet kënga e re e Luiz Ejllit (VIDEO)
7 Shtator, 20:36
-
Luiz Ejlli rikthehet në Eurovizion pas 16 vitesh?! Kompozitori shqiptar ndez polemikat
6 Shtator, 17:11
Kjo e shplara doli ne finale vetem me nje puthje dhe pastaj ja futi gjumit 4 muaj, kur u zgjua e gjeti veten ne finale. Sigurisht qe ka pare ender.
Përgjigju