Dean: Tensioni parazgjedhor cenon
standardet, jo gjithë partitë fitimtare

Dean: Tensioni parazgjedhor cenon <br />standardet, jo gjithë partitë fitimtare
TIRANE - Kreu i delegacionit të NDI, Howard Dean, (në foto) në përmbyllje të vizitës së parë 4 ditore në Shqipëri për monitorimin e procesit elektoral të 23 qershorit, tha se tensioni parazgjedhor që është krijuar në vendin tonë cenon standardin elektoral. “Në çdo vend ky lloj diskursi kaq i acaruar ka një ndikim në besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor.

Të gjithë e dinë se trysnia shtohet sa më shumë me afrimin e ditës së votimit. Duhet të mos harrojmë që në fund të fundit, ata duhet të qeverisin vendin sepse fituesi një do të jetë. Ne inkurajojmë politikën shqiptare që të mendojë jo vetëm për fitimin e zgjedhjeve, por edhe sesi do qeverisin vendin pasi t`i fitojnë zgjedhjet”, tha ai.

Kreu i delegacionit NDI s’pranoi të komentonte mbi bisedën që pati me kryeministrin Berisha dhe deklaratën e këtij të fundit, se i kishte shprehur delegacionit shqetësimin se lideri i opozitës Rama nuk do të njohë rezultatin nëse humb zgjedhjet. Përfaqësuesi i NDI apeloi për një sjellje korrekte të forcave politike.

“Në përgjithësi, s’dua të flas për ato që diskutojmë në takime private. Por të gjithë politikanët që takuam në Tiranë, thanë se do t’i fitojnë ata zgjedhjet dhe jo pala tjetër. Unë besoj se ka pasur progres çdo herë që ka pasur zgjedhje në këto 20 vitet e fundit. Tani që kemi një ligj të mirë zgjedhor, u kërkojmë partive politike të bëjnë të pamundurën që të organizojnë zgjedhje korrekte”, theksoi ai.

Guvernatori Dean, ish-kryetar i Komitetit Kombëtar të Demokratëve, ka një përvojë të gjatë në fushatat elektorale. Raporti me firmën e guvernatorit Dean për ecurinë e procesit elektoral në vend pritet të marrë një rëndësi të veçantë pasi është referenca kryesore për krijimin e opinionit në Uashingtonin zyrtar.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot