Debat në Këshillin e Sigurimit nën thirrjet për shmangie të retorikës Kosovë - Serbi

Debat në Këshillin e Sigurimit nën thirrjet për shmangie të retorikës Kosovë - Serbi

Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse përshkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh tha se përshkallëzimi i retorikës gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën për nxitje tensionesh.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, tha se “veprimet e njëanshme të Prishtinës kanë thelluar ndarjet etnike”, duke vënë theksin tek vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Ai akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për siç tha “sabotimin e përpjekjeve paqësore të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian”.

Prishtina tha ai “ka dy qëllime. I pari është të shmangë përmbushjen e detyrimeve dhe i dyti dhe më i rrezikshmi, frikësimi dhe ndjekja e serbëve”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwartz tha se Kosova ngulë këmbë që Serbia t’u përmbahet marrëveshjeve që i ka nënshkruar përfshirë atë për lëvizjen e lirë dhe përdorimin e targave të makinave.

Ministrja Gërvalla tha se kërcënimet për paqen dhe qëndrueshmërinë bëhen nga Beogradi dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar destabilitet në fund të muajit kur edhe përfundon periudha kalimtare për zëvendësimin e targave të makinave.

Kosova, tha ajo, synon dialog me synim të qartë, njohjen e ndërsjellë me Serbinë duke e kritikuar Beogradin për “harmonizim me Rusinë”, ndërsa nënvizoi se “Serbia është bërë kërcënimi i dytë më i rrezikshëm i Evropës, pas Rusisë”, duke nxitur reagimin e përfaqësuesit rus Vasily Alekseyevich Nebenzya, i cili sic tha “e këshillojmë zonjën Gërvalla që të mos përpiqet të filozofojë dhe të bëjë përpjekje të bëjë analiza gjeopolitike të situatës”, por në vend të kësaj të përqendrohet në Kosovë.

Këshilli i Sigurimit arriti një marrëveshje në vitin 2019 që të mbahen nga dy takime në vit për Kosovën, një në muajin prill dhe një në muajin tetor, ndonëse fuqitë perëndimore po kërkojnë shmangien e tij dhe përmbylljen e misionit të UNMIK-ut.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha më herët pas një takimi me ministren e Jashtme të Kosovës se UNMIK-u e ka tejkaluar prej kohësh qëllimin e tij fillestar dhe nënvizoi rëndësinë e gjetjes së një roli më të rëndësishëm për OKB-në në Kosovë.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, tha se Ferit Hoxha tha se misionit të UNMIK-ut i ka kaluar koha dhe është e kotë që ky mision “të vijojë të operojë kështu si tani, në inerci të plotë”./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb