Është mbyllur me debate të forta seanca e radhës e komisionit hetimor të CEZ të ngritur nga PD për hetimin e zgjidhjes së marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.
Kryetari i komisionit Edmond Spaho dhe Avokatja e Shtetit, Alma Hicka janë përfshirë në debat që në fillim të seancës.
Spaho e ka akuzuar Hickën se do të mbajë përgjegjësi për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ, ndërsa sjelljen e saj në komision e ka cilësuar si arrogante.
Pas tensioneve edhe me deputeten e PD, Jorida Tabaku, Spaho vendosi që të ndërpriste mbledhjen fillimisht për disa minuta, por që nuk vijoji më duke u ndërprerë përfundimisht.
Alma Hicka u thirr nga komisioni i ngritur nga PD për të dëshmuar për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ, pasi opozita akuzon qeverinë për dëm në interes të Shqipërisë në miliona euro.
Debati në Komisionin e CEZ
Edmond Spaho: Grupi që ka marrë pjesë në bisedime është mandatuar për t'iu ofruar çekëve një zgjidhje që nuk shkonte më shumë se 100 mln euro, doja të dija, mandati ka qenë me shkrim apo verbal, dhe cili është personi që ua ka dhënë këtë mandat?
Alma Hicka: Kryetar, kësaj pyetje iu përgjigja herën e kaluar, e keni të regjistruar
Edmond Spaho: Ju nuk dëshironi të përgjigjeni sepse jeni arrogante dhe vini nga institucioni i kryeministrit, por një ditë do të përgjigjeni personalisht, pasi jeni avokate e shtetit dhe i keni venë një barrë prej 108 mln euro Shqipërisë.
Alma Hicka: Zoti kryetar mos fyeni!
Jorida Tabaku debate me Alma Hickën
Edmond Spaho: E ndërpres mbledhjen për disa minuta
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO