Debat në ‘Pa protokoll’/ Analisti Burimi: Kush je ti, ish ministër i Ramës që do të largosh Berishën? Bardhi: Mos bërtit! Nuk jam varur asnjëherë nga kryeministri

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi pati një debat me analistin Genc Burimi në emisionin ‘Pa protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv  për shpalljen non grata të Sali Berishës. Burimi e pyeti se çfarë mendimi ka për vendimin e DASH ndaj ish-kryeministrit.

Pasi e cilësoi “ish ministër të Ramës”, Bardhi nuk hezitoi t’i kthente përgjigje por nuk la pa komentuar tonin e zërit të Burimit duke i kërkuar që të qetësohej. Ndërsa analisti kërkonte përgjigje se në cilin prej rasteve beson Bardhi në raport me SHBA.

Genc Burimi: Kur amerikanët i njohën zgjedhjet e padrejta, Bardhi nuk e ngriti zërin. Kur e shpalli Berishën 'non grata', përnjëherë iu besoi ameriakanëve. Dua të di, Bardhi beson amerikanët kur shpallën Berishën non grata dhe nuk beson kur thotë se Rama është burrë i ndershëm? 

Gazment Bardhi: U qetësove? Nuk kam zakon të jap leksione morale dhe besoj që zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë masakër zgjedhore. I besoj SHBA ku thomë që partia në pushtet ka përdorur krimin e organizuar për të blerë vota, sikundër dhe për të gjithë elementët që përmenden në raportin e DASH.

Genc Burimi: Pse i njohët këto zgjedhje? 

Gazment Bardhi: Mos bërtit, çfarë ke që bërtet? Qetësohu, merre me qetësi. A do qetësohesh pak të lutem? Unë ndryshe nga ju zoti Burimi nuk marr përsipër ti kërkoj llogari SHBA.

Genc Burimi: Kush je ti, nga vjen ti, ish ministër i Ramës që i thua Berishës largohu nga grupi parlamentar?

Gazment Bardhi: Po ti kush je që më kërkon mua llogari? Nuk jam ministër i Ramës, jam ish ministër teknik i PD, votuar me votën e Berishës, madje propozuar nga vetë Berisha, por këto nuk i dini se nuk i thotë Wikipedia dhe lajmet nuk vijnë kaq shpejt në Francë. Personalisht kam bërë vlerësimin tim për vendimin e DASH, Kam vlerësuar që marrëdhënia me SHBA tejkalon interesin e secilit prej nesh.

Edhe të dhënat në ‘Wikipedia’ sollën diskutime mes Gazment Bardhit dhe Genc Burimit. Ndërsa analisti i thoshte se po justifikonte kryeministrin Edi Rama, deputeti demokrat tha se në kohën kur ishte Ministër i Drejtësisë i ktheu 2.5 milionë euro buxhetit të shtetit. Bëhet fjalë për kontratën e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që do të shërbenin për të paraburgosurit apo të dënuarit me arrest shtëpie. Aso kohe, Gjykata i dha të drejtë Ministrisë së Drejtësisë për shërbimin e pakryer dhe ktheu 2.5 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Gazment Bardhi: Kam qenë ministër i drejtësisë dhe sipas kushtetutës, ministri është përgjegjës pa ndërhyrjen e askujt për fushën e veprimtarisë që trajton. Nuk e di si e ka francezja, por Kushtetuta shqiptare kështu e ka. Unë kam qenë ministër i drejtësisë i pavarur.

Genc Burimi: Sipas jush justifikoni Ramën kur thoni që përgjegjësia është individuale?

Gazment Bardhi: Në këtë rast, Rama ka përgjegjësi për ministrin për atë aferë korruptive. Ndoshta nuk e keni lexuar në Ëikipedia, por për atë periudhë të shkurtër për rreth 2 muaj kur kam ushtruar detyrën, kam zbuluar një aferë korruptive, kam çuar kallëzim në gjykatë dhe shtetit shqiptar i janë kthyer 2.5 milionë euro. Nëse do të varesha nga kryeministri, nuk do të ktheja mbrapsht ato para. Nuk më ka penguar askush që gjatë veprimtarisë sime të bëja detyrën dhe të ndiqja rrugën civile që paratë t’i ktheheshin buxhetit të shtetit.

Sa i përket zgjedhjeve, kam bërë të gjithë përpjekjet e mia sa kisha kompetencat për të parandaluar fenomenet negative dhe kriminale. Jo vetëm kallëzuar mbi 36 funksionarë që ishin përfshirë në kundërshtim me ligjin por kam shkarkuar nga detyra me dhjetëra zyrtarë të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Debati/ Analisti: Jeni pushtues, keni marrë peng partinë! Largohuni! Bardhi: Nuk diskutoj dot me këtë nivel, gjumë të ëmbël

 

Konflikti brenda PD dhe shpallja non grata e Sali Berishës nga ‘non grata’ ka shkaktuar debat me tone të ashpra mes sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe analistit Genc Burimi në emisionin ‘Pa protokoll’.

Burimi i kërkonte që të largohej pasi po mbajnë peng PD, ndërsa Bardhi kërkoi të dinte se me urdhër të kujt dhe me çfarë autoriteti e bënte këtë kërkesë.

Gazment Bardhi: Fakti që mendojmë ndryshe nuk do të thotë që do të etiketojmë me të pavërteteta njëri-tjetrin. Nëse do të kisha aftësinë për të marrë peng demokracinë, nuk do isha me ju. Janë disa etiketime qesharake që tentojnë të zhvendosin problemet e vërteta brenda PD dhe faktin që zotëria ndoshta dhe se është në Francë, informacionet i merr nga Ëikipedia, nuk shikon që arsyeja reale e këtij konflikti është se Berisha nuk e kapërcen dot interesin e tij personal. Nëse do mbante premtimin që i dha në maj demokratë që nuk do e ngatërronte PD në betejën me SHBA, nuk do të ishim në këtë konflikt të brendshëm. Nëse do t’i tregojë rrugën demokratëve, të heqë dorë nga rehatia e tij në Francë.

Genc Burimi: Është turp.

Gazment Bardhi: Turpin mbaje për vete, mos ma trego mua. Nuk kam marrë peng asgjë. Turp është të rrish në Francë dhe të mësosh shqiptarët çfarë të bëjnë. Nga shtëpia në Francë nuk më mëson se çfarë qëndrimesh të mbaj në interesin e demokratëve.

Genc Burimi: Largohuni, jeni pushtues në parti. Po e duroj shumë, ka marrë peng partinë kryesore. Largohuni.

Gazment Bardhi: Në emër të kujt flet ti? Me emër të Ëikipedias flet, në emër të kujt flet? Ai po më jep urdhër dhe duhet të di se me çfarë autoriteti. Nëse më jep urdhrin si qytetar europian, ndoshta e reflektoj dhe e zbatoj.

Genc Burimi: Tu prish gjumi. Nuk jam tifoz i Berishës. 

Gazment Bardhi: E di si mu duk kjo, si ata që thonin kush nuk më voton mua, i raftë kanceri dhe ti në këtë nivel re. E kam të pamundur që të diskutoj me këtë nivel. Gjumë të ëmbël, mirupafshim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DORDOLEC KASAP ORDINER REXHEP LEKA [ KEPI ]: 18/06/2022 11:43

    So ka mundësi që një njeriu si Genc Burimi një pler e ndyr i jepet hapsir në medje. Ky njeri është një një njeri shum i pështir, servil e sahan lëpirës. E ky jeton në Franc e nga Franca qan hellet e Shqiptarve. E pa besushme me tipa ordiner So Genc Burimi pler.

    Përgjigju
  • Tutu: 18/06/2022 06:37

    Ky Genc Burimi tip lehesi i Sales .. si ata te Enver Hoxhes qe shisnin veprat ne France… ky Genci nuk shet vepra , se Saliu nuk di te shkruaje , por shet thashethemet e Saliut qe si nje grua e keqe nuk le askend pa perlyer , paçka se vete dhe sorollopi i tij jane te zhytur deri ne gryke me mutt…edhe Genci pervec adreses IP franceze cdogje tjeter i bie era mut alla Betisha..!!

    Përgjigju
    • Albanus: 18/06/2022 09:47

      Or shoku ju po na i nxirrni lehsit e Sales sikur jane me te zinje se terroristet apo Enverist si makineri e Hitlerjane Po keta te Enverit se keta nuk kane lehur kan derdhur gjake shqiptari pa meshire or shoku edhe sot na tregojne me krenari i kane shpelare trurin shqiptare a thua keta jane shpetimtaret fakt na kane bere gropen edhe po na zhdukin si fare me politikat pro greko serbe ...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja