Sherr në PD-në e Shkodrës, akuza për manipulime në zgjedhjet për grupseksionet, aktivisti thyen kutinë e votimit

Sherr në PD-në e Shkodrës, akuza për manipulime në zgjedhjet për grupseksionet, aktivisti thyen kutinë e votimit

Selia e PD në Shkodër

SHKODER - Gara për zgjedhjen e kryetarëve të grupseksioneve në Partinë Demokratike në Shkodër është shoqëruar me debate të ashpra dhe tensione mes figurave të kësaj force politike. 

Ditën e shtunë kur bëhej votimi në grupseksionin 3 të qytetit, Zef Gjoni aktivst i PD dhe ish-boksier i njohur ka debatuar me anëtarët e komisionit të numërimit të votave më pretendimin se ka parregullsi në dëm të kandidatit që ai mbështet, Jozef Serminin. Situata mes palëve ka agravuar dhe Zef Gjoni ka thyer kutinë e votimit duke e bërë procesin, për rrjedhojë të pavlefshëm.

Komisioni zgjedhor ka marrë vendim që votimi në grupseksionin 3 në Shkodër të shtyhen për të shtunën e ardhshme. Gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur debate verbale dhe momente tensioni, ndërsa nuk kanë munguar akuzat për manipulime brenda demokratëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrok: 24/10/2018 09:08

    Mos u merni me ne pd ska te ardhme por bojkotoheni ate si parti.

    Përgjigju
  • F A I K U, pula myzeqare kokërrjepur: 24/10/2018 00:03

    Hahahahahah !!!

    Përgjigju
  • Gentos: 23/10/2018 23:57

    Ende nuk kuptoj perse Shkodranet votojne kete Parti?!

    Përgjigju
    • baci: 24/10/2018 08:06

      Sepse alternativat e PS eshte me e keqe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump