Debatet dhe zënkat vazhdojnë dita-ditës brenda shtëpisë së Big Brother. Konfrontimi i radhës ka qenë mes Gentës dhe Arjolës. Vajzat janë zënë me njëra-tjetrën duke kujtuar debatet mes banorëve të tjerë “Çfarë të duket vetja ty? Më e mirë se Genta je ti?” i thotë Genta Arjolës e cila ia kthen “Më e mirë jam”. Arjola fillon që t’i flasë Gentës për Metin duke i thënë se ajo nuk është si Genta që i shkon Metit pas. “Ty të le zemra për Metin” i thotë Arjola Gentës e cila ia kthen duke e pranuar këtë “Unë të paktën e pranoj dhe jo si ty”. Më pas në zënkë e sipër Arjola shprehet se nuk dëshiron të merret me kapacitetin e Gentës pasi nuk i intereson të merret me një si ajo.(xh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com












