Debate në Komisionin e Media
për p/ligjin e mediave Audiovizive
Deputetët e Komisionit të Medias u përfshinë sot në debate mbi rolin e grupit ekspert të punës dhe varësinë e tyre nga politika. Në program ishte diskutimi i nenit 51 të projektligjit për Mediat Audiovizive, i cili përfshin licencat dhe çështje të tjera teknike.
TIRANE - Deputetët e Komisionit të Medias u përfshinë sot në debate mbi rolin e grupit ekspert të punës dhe varësinë e tyre nga politika. Në program ishte diskutimi i nenit 51 të projektligjit për Mediat Audiovizive, i cili përfshin licencat dhe çështje të tjera teknike. Për këtë, deputeti socialist Alfred Dalipi kërkoi që të thirreshin disa ekspertë të tjerë, duke gjykuar se grupi i punës i krijuar nga KKRT, nuk ka pavarësinë e nevojshme për shkak se paguhet nga qeveria. Dhe kjo ka ngjallur reagimet e deputetëve të djathtë.
“Jo për të ndryshuar grupin e punës , për të shtuar mundësinë e vendimmarrjes, dhe e treta vendimin po e marrim nga njerëz që janë në marrëdhënie pune financiare vetëm me mazhorancën. Në këtë grup pune nuk mund të klonohen pa mendimin e këtij komisioni dhe e pesta unë nuk mund të pranoj një ekspertizë një ngjyrëshe.”, u shpreh Dalipi.
Deputetët e Partisë Socialiste u ankuan në komision se KKRT po ndryshon vazhdimisht grupin e ekspertëve, pa marrë miratimin e Komisionit, gjë të cilën sipas tyre nuk ka autoritetin e nevojshëm.
“Jo, këta të shkretë këta kanë qenë punonjës të administratës, që po i trajtoni sikur nuk janë këtu, po i vendosni ngjyra sipas qejfit,po i ngarkoni me krimin që janë punonjës të kësaj administrate, unë jam I bindur që kanë qenë përpara rotacionit politik të kësaj administrate dhe do vazhdojnë të jenë dhe ky nuk është një kërcënim.”
Kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj nuk pranoi kërkesën e socialistit Dalipi për ekspertë të tjerë, me arsyetimin se duhej të krijohej një standard. Duke parë se ishte e pamundur për të ndalur diskutimet, Leskaj mbylli mbledhjen, ndonëse deputetët vazhduan të diskutonin mes tyre. Të vetmit që nuk morën fjalën ishin pikërisht të akuzuarit, ekspertët e grupit të punës.
(im/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1549
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28