TIRANE - Marrëdhëniet mes transmetuesit publik RTSH dhe radiotelevizioneve private ishin pjesë e diskutimeve të parlamentarëve në Komisionin e Medias, gjatë shqyrtimit nen për nen të p/ligjit mbi Mediat Audiovizive.

Përsa i përket pjesës që detyron RTSH të vendosë në dispozicion të privatëve infrastrukturën e saj të papërdorur, opozita kërkoi më shumë garanci në mbrojtje të transmetuesit publik. Grupi i ekspertëve theksoi se kjo ka të bëjë vetëm me infrastrukturën e transmetimit ndërsa mazhoranca paralajmëroi mbi rrezikun e krijimit të një monopoli.

Deputetët diskutuan gjithashtu edhe përsa i përket marrëdhënieve të Komisionit të Medias dhe AMA-s, Autoritetit të Mediave Audiovizive. Opozita kërkoi që në formulimin e strategjisë së AMA-s të merret në konsideratë mendimi i Komisionit, por deputetët e djathtë nuk ishin të një mendje.

(im/Shqiptarja.com)