Seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bekteshi është shoqëruar me debate. Në sallë është paraqitur si avokat i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj. Gjokutaj ka kundërshtuar masat, ndërsa prokurori Arben Kraja e ka pyetur se në çfarë cilësie ndodhej brenda në sallë.
Gjokutaj ka pohuar se ai ndodhet si avokati i Sali Berishës. Në këtë moment, Kraja ka kërkuar që Gjokutaj të largohet nga seanca, pasi Berisha nuk ka pranuar që të njohë masën e sigurisë "fetyrim paraqitje" për aferën e ish kompleksit Partizani duke shmangur takimin me oficerët e policisë gjyqësore.
Në një dalje për mediet Gjokutaj tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.
Lajmi kryesor: