TIRANE - Deputetet e Partisë Demokratike ndihen të përjashtuar nga kryetarët e rinj të degëve në rrethe, në procesin analitik të zgjedhjeve të 21 qershorit. Deputetët i kanë shprehur shqetësimin kryetarit Basha, se po krijohet një hendek në strukturat në bazë duke e bërë më të vështirë analizën e rezultatit zgjedhor. Kjo pakënaqësi e të vjetërve u shfaq në mbledhjen me dyer të mbylluar të thirrur nga kryetari Lulzim Basha
Burime nga grupi parlamentar thanë për Shqiptarja.com se shqetësimi u ngrit nga pjesa më e madhe e deputetëve, të cilët mësohet se i kanë kërkuar kryetarit Basha të mbajë qëndrim për këtë situatë.
Sipas deputëteve demokratë, kjo situatë nuk i shërben analizës por edhe ringritjes së strukturave të PD.
Po ashtu mësohet se vetë kryetari Basha, i cili kishte thirrur pikërisht për këtë qëllim takimin me deputetët demokratë, është shprehur se këto shqetësime do të jenë pjesë e takimeve me kryetarët e degëve.
Pas takimit, i cili zgjati rreth 120 minuta, kryetari Basha nuk komentoi rreth kësaj mbledhje, ndërsa ish-kryeministri Berisha mbetet i vendosur të respektojë hierarkinë në PD.
Në këtë mbledhje munguan shumë deputetë, të cilët mësohet se kanë qenë të angazhuar në analizën e zgjedhjeve në bazë, proces ky i cili pritet të përfundojë deri me datën 5 nëntor sipas udhëzimit të kryetarit Basha.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com