Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e radhës të Këshillit Bashkiak në Durrës, ku vetëm me votat e mazhorancës është miratuar rritja e pagave për punonjësit e bashkisë dhe institucioneve të tjera në varësi të saj. Këshilltarët e Partisë Demokratike dhe Rithemelimit ishin kundër rritjes së pagave, duke thënë se një rritje e tillë duhet të reflektojë rritje të cilësisë së shërbimeve.
Joni Myshketa nga PD replikoi duke argumentuar se në parim është pro rritjes së pagave, por kjo duhet reflektuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore. Gjithashtu argumentoi se vota do të ishte abstenim pasi duhet të ketë rritje të pensioneve dhe të ketë fillimisht një miratim të minimumit jetik.
Pikat në fjalë u kundërshtuan nga Dritan Burgija i Rithemelimit, i cili u shpreh se do t’i votonin pro pikat e rendit të ditës për rritjen e pagave, me shpresën se do të ofrohen shërbime më të mira.
Një tjetër pikë e cila u diskutua nga anëtari i Këshillit Bashkiak, Ardian Muka, ishte dhe pika në lidhje me përdorimin e fondeve të rindërtimit, për investime të cilat lidhen me transferimin e hidrovorit në një kohë ku në qytetin e Durrësit janë 47 pallate për t’u rindërtuar dhe qindra familje të cilat nuk trajtohen me bonus qiraje prej 7 muajsh, pike kjo e cila u ringrit si pyetje dhe nga anëtarja e Këshillit Bashkiak Edlira Harizi.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutuar ishte dhe ajo e lëvrimit të një fondi prej 32 mln lekësh për familjet e prekura nga përmbytjet në vitin 2018, pikë e cila u trajtua me shqetësim nga anëtarët e opozitës për shkak të vonesës në 5 vite për t’u shpërndarë dëmshpërblimet familjeve të prekura.
Ndërkohë që pikat e rendit të ditës, pavarësisht votave kundra dhe abstenim, u miratuan të gjitha me shumicë votash pro nga grupi i Partisë Socialiste që përbëjnë mazhorancën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Durrës/ Shiste drogë në plazh e lokale nate, në kërkim prej shtatorit 2023, vihet në pranga 25 vjeçari
8 Janar, 10:14
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
7 Janar, 11:39
-
Durrës/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në një lokal në lagjen 13, arrestohet 35-vjeçari me kallashnikov me vete (EMRI)
7 Janar, 08:53
-
Një familje zaptoi rrugën në fshatin Romanat të Durrësit, IKMT liron hapësirën! 2 familjarët kundërshtojnë, shoqërohen në polici
6 Janar, 16:44
-
Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria
6 Janar, 10:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44