Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi me votat e socialisteve projektin për rijetëzimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”, pallatit të sportit dhe hapësirave urbane përreth. Vendimi u shoqërua me debate të forta, pasi përveç stadiumit të ri, projekti parashikon edhe ndërtimin e disa kullave shumëkatëshe.
Atird Hoxha, këshilltar i Partisë Demokratike, e kundërshtoi ashpër këtë projekt.
“O Ermal, duhet bërë vetëm stadiumi dhe pallati i sportit, jo stadium me kulla. Për çfarë arsye bëhen këto kulla? 60 mijë metra katrorë zë stadiumi, ndërsa 175 mijë metra është gjithë ndërtimi”, tha Hoxha.
Në përgjigje, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, tha se investimi do të realizohet përmes partneritetit publik-privat dhe se Bashkia do të përfitojë 45 për qind të investimit.
“Ka një logjikë ekonomike, sidomos kur bëhet fjalë për partneritet publik-privat. Bashkia Vlorë do të marrë 45% të investimit. Nuk mund të paragjykojmë sot ndarjen, pasi nuk ka dalë ende leja e ndërtimit. Ka struktura që kanë degraduar prej vitesh, si pishina apo pallati i sportit. Ky është një investim i ri që i jep frymëmarrje qytetit”, tha Dredha.
Një tjetër pikë e nxehtë ishte ajo e banesave private pranë stadiumit, për të cilat opozita ngriti shqetësim se mund të preken nga ky investim.
“Çfarë do të ndodhë me 87 objektet rreth stadiumit? A do shemben? A do dalin njerëzit në rrugë për investitorët strategjikë?”, vijoi Hoxha.
Kryebashkiaku Dredha sqaroi se për momentin projekti trajton vetëm pronat shtetërore dhe jo ato private.
“Ne sot po flasim vetëm për pronat shtet dhe jo ato të privatit. Kjo është një ide paraprake, e cila do të zbatohet me faza, dhe në vijim do të shihet në detaje çdo hallkë e projektit”, tha Dredha.
Me vendimin e sotëm të Këshillit Bashkiak të Vlorës, stadiumi, pallati i sportit dhe pishina kalojnë nën administrimin e Korporatës së Investimeve, e cila do të zbatojë PPP-ne. Kujtojmë se Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të stadiumit të ri që në vitin 2023, ku fituese e projektit u shpall studioja belge XDGA. Ky koncept parashikon jo vetëm një stadium modern, por edhe 4 kulla shumëkatëshe, duke e kthyer zonën në një kompleks të madh sportiv dhe urban.
Komente









E kane vendosut do u grabisin tokat dhe shtepive te aneksi
PërgjigjuPo shtet me palaco e betonizuan te gjithe vendiin mos e bofshi piken e hajrit se ja moret frymen njerzve vetem me kulla mizerje . Po si nuk doli nje mo nje qe te thote ketu do te behet park apo lulishte se ngjyra e gjelber i ze syte o bande hajdutesh
PërgjigjuS'ka lek te gjelberimi. Keta per lek jane aty ku jane.
Vendos mesuesi i vizatimit, ky thjesht firmos dhe po teproi naj gje e fut ne xhep
PërgjigjuPALACO.BASHKI..I THOTE KY NDYRESIRA I TIRANES EDI RAMA DREDHES SEPSE DO TE JUSTIFIKOJE KRIMIN PER SHKATARRIMIN E STADIUMIT QEMAL STAFA QE E BENE PA PISTE.,,SEPSE BENE KULLE NE VEND TE PISTES,,..KUR AI KISHTE PISTE OLIMPIKE..DHE PER SHKATARRIMIN E STADIUMIT DINAMO....SEPSE EDHE ATY DUAN TR NDERTOJNE KULLA.....nuk ka me te ndyre se PS..
PërgjigjuO demokrate,mos pyesni pse do te ndertohen kullat,po kush oligark do te perfitoje prej tyre!Follow the money!Dredha nuk eshte i vetmi qe ndan krevatin me oligarket,eshte KKRRT e Kryetari i tij qe japin leje e miratojne projektet e kullave.Dredha eshte bishti ne kete histori se OK e ka dhene Dikush tjeter me pare.Duket qe zona e /Flamurtarit/ do te kete te njejtin fat si zona e /Dinamos/e /QS/ne Tirane,mund t'a kishte pasur dhe /Partizani/ sikur Berisha e Malltezi te mos ishin treguar aq idiote e ndertuan vetem kulla.Duhet te kishin ndertuar si qeveritaret e sotem :stadium me kulla.Sot do ja dridhnin drejtesise po te kishin ndjekur formulen e sotme /ne mode/-/stadiume me kulla/.Urte e bute,tigani plot e gjumi per shate pale qejfe,pa merakun per drejtesine.
PërgjigjuTmerr ky kryetar.Rruget skandal,higjena skandal cfare te thuash me teper ....
Përgjigju