Debate në Kom. Ekonomisë për
heqjen e fondit pushtetit vendo
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi aktin normativ përmes të cilit Qeveria i heq pushtetit vendor një pjesë të fondeve për të shlyer detyrimet që ujësjellësit kanë ndaj kompanisë CEZ. Bëhet fjalë për fondin e transfertave të pakushtëzuara për të cilat ligji shqiptar i njeh pushtetin vendor autonomi të plotë në mënyrën e shpenzimit.
TIRANE - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi aktin normativ përmes të cilit Qeveria i heq pushtetit vendor një pjesë të fondeve për të shlyer detyrimet që ujësjellësit kanë ndaj kompanisë CEZ. Bëhet fjalë për fondin e transfertave të pakushtëzuara për të cilat ligji shqiptar i njeh pushtetin vendor autonomi të plotë në mënyrën e shpenzimit.
Punimet e komisionit të Ekonomisë nisën menjëherë me debate. Deputeti socialist Arben Malaj akuzoi Ministrinë e Financave se po kthehet në përmbaruese e CEZ. Ndërsa deputeti Erjon Braçe pyeti zv/ministrin e Financave Nezir Aldeda në ç’pikë është zbatimi i kontratës mes CEZ dhe Qeverisë pas njoftimeve për heqje të licencës nga Enti Rregullator.
“Në ç’fazë është realizimi i kontratës sepse ka 4 ditë 5 ditë që është paralajmëruar heqja e licensës nga enti rregullator i energjisë për këtë kompani dhe mua me intereson sistemi.”, -tha Braçe.
“Je jashtë teme, ju tani keni lexuar gazetën dhe tani vini i frymëzuar me çfarë lexoni në media, rri i fokusuar në fushën tonë. Nuk do diskutojmë kontratën e privatizimit të shtetit me CEZ-in.”, - ka replikuar Edmond Spaho ndaj deputetit socialist Braç.
Ndërkaq Mimi Kodheli është shprehur se gjendja sipas saj është katastrofike.
Opozita akuzoi mazhorancën se propozon një zgjidhje që transferon krizën nga një institucion në një tjetër pa e zgjidhur atë.
“Nëse Ministria e Financës në vendin tonë do të marrë atributin shtesë të përmbaruesit a e keni bërë këtë edhe për zinxhirin e borxheve të këqija që kanë kompanitë ndaj njëra-tjetrës dhe private. Se nëse e bëni këtë vetëm për CEZ mundoheni të fshihni problemet e thella që ka që nuk i ka vetëm CEZ por edhe detyrimet uji, dritat, taksave në Shqipëri. Nuk po e zgjidhni problemin, po trashëgoni.”, u shpreh Arben Malaj.
Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj deklaroi se shkak i borxheve të grumbulluara që nga 2007 është keqmenaxhimi i gjithë sistemit, por kryetari i komisionit, demokrati Edmond Spaho replikoi duke akuzuar kolegun socialist se fajin e kanë njerëzit si puna e tij që nuk paguajnë faturat.
“Mbaj qetësi , rregullo fjalorin, je rrugaç…”, ishin fjalët e Spahos drejtuar deputetit socialist.
Kjo ka bërë që dy deputetët të përfshihen në një seri akuzash të ndërsjellta për vjedhje.
Nga ana tjetër, mazhoranca e cilësoi aktin normative si të keqen më të vogël dhe akuzoi deputetët e opozitës se thonë vetëm jo duke mos ofruar asnjë zgjidhje.
(im/Gre.m/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13