TIRANE- Ndonëse ka nisur fillimisht me klimë të qetë, Komisioni Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit ka vijuar me debate akuza e kundërakuza. Shkak i debatit është bërë kërkesa e nënkryetari Taulant Balla për të afruar datat e seancave dëgjimore me personat që janë dëshmitarë për lëvizjen në polici.
Por propozimi i Ballës ka hasur në kundërshtinë e opozitës të cilët thanë se duhet të shqyrtohet fillimisht dokumentacioni, ku për një pjesë të tyre, sipas demokratëve u mungojnë propozimet dhe urdhrat e ministrit dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për emërimit dhe lirimet.
“Që këtë dokumentacion që kemi ta konsultojmë me persona që kanë dijeni për procesin dhe unë nuk mendoj që këto janë që të mbyllim njëherë këtë fazë dhe pastaj të fillojmë me fazën e dëgjesave. Këto janë procese që duhet të ecin paralelisht”, tha Balla.
“Sot t’i kërkohet ministrisë së Brendshme që nesër kur të fillojmë seancën të ketë paraqitur pranë këtij komisioni propozimin e ministrit të Brendshëm drejtuar kryeministrit për emërimin e drejtorit të përgjithshëm dhe bazën ligjore, unë kërkova që krahas kësaj të ketë fotokopje të urdhrave të drejtorit të përgjithshëm për lirimin e drejtorëve rajonalë”, u shpreh Flamur Noka.
“Në 333 dosje rajonale që kanë mbërritur, në 2 dosje apo 3 dosje mungon x gjë apo x gjë dhe tani nuk mund të abuzosh këtu dhe të thuash që s’ka ardhur kjo, s’ka ardhur kjo” u përgjigj Balla.
“Ti e more fjalën 7 herë dhe the që s’ka ardhur materiali dhe propozimi për drejtorin e përgjithshëm. S’është e vërtetë, mashtron, gënjen ti”, reagoi Pirro Lutaj.
“Dokumentacioni që ka ardhur zyrtarisht nga Policia e Shtetit nuk e ka parë me sy asnjëri prej juve. Ore që s’do ta shohësh jam dakord, po këtë po të them pra që se ke parë. Po se ke parë pra, pa më thuaj kur e pe?”, tha Arben Ristani.
Por debatet në Komisionin Hetimor kanë shkuar deri aty sa është prekur edhe çështja e 21 Janarit. Akuza e kundër akuza ka pasur edhe në planin personal.
“Në qoftë se tallesh me atë tragjedi që ka ndodhur në 21 janar është problem i joti nuk është problem i imi. Ju mund të vazhdoni të talleni, të festoni ditëlindje për atë punë, por fort njerëzore nuk më duket”, tha Strazimiri.
“Jeni mësuar me marrë vendimmarrje me vota, këtu si keni votat atëherë hajt i shtrohena punës, t’ju mbështesim ju për me marrë një vendimmarrje. Po të kam ndjekur unë ty t’u vjedh fletët e votimit nëpër Shqipëri, në Shkodër e në Dukagjin. Ca gjete ti mor, ca gjete ti mor ditezi, ti je levë a kupton, s’ke për t’u bërë asnjëherë deputet”, tha Stërkaj, duke iu drejtuar Oerd Bylykbashit.
Komisioni Hetimor vendosi që të mblidhet çdo ditë, ndërsa ekspertët e këtij Komisioni do të punojnë gjatë gjithë kësaj të marte për t’u njohur me dokumentacionin dhe për të nxjerrë gjetjet mbi të cilat do të punohet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com