TIRANË - Komisioni i Integrimit ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës procesverbalin mbi marrëveshjen e shërbimit të asistencës doganore me kompaninë britanike Crown Agents. Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, ka relatuar mbi këtë kompani duke saktësuar se kjo e fundit nuk është koncesionare, por do të shërbejë vetëm për asistencë.
 
Ndërkaq, deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar motivin e përjashtimin të “Crown Agents” nga detyrimet tatimore të vendit.
 
Ndërsa Deputetja e Partise Demokratike Jorida Tabaku ka nxitur edhe më tej debatin. Qeveria shqiptare do ti paguajë kompanisë britanike 8.5 milionë euro për shërbimin 2-vjeçar të asistencës që ajo do ti ofrojë doganës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)