STRASBURG - Debate për institucionet e pavarura në Shqipëri janë zhvilluar mes eurodeputetëve të PE-së në Strasburg, të cilët ishin për mbledhur integrimin e Shqipërisë. Në debate është përfshirë edhe raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.
 
Debatet janë zhvilluar mes Doris Pack dhe Viktor Boshtinarut. Eurodeputetja Pack ka deklaruar se e do Shqipërinë dhe ka punuar për integrimin e saj në BE. Sipas saj, ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri me institucionet e pavarura, është e patolerueshme.
 
"Unë e dua Shqipërinë më shumë se ju, sepse kam punuar me Shqipërinë shumë gjatë, por ju, komisioni, nuk i shihni problemet sot në Shqipëri? Për të përmendur trafikun, që ngritët ju, nuk i keni dëgjuar deklaratat e shtetit fqinj, Italisë? Që është rritur niveli i trafikut që vjen nga Shqipëria? Dhe pse ndodh kjo? Sepse policia është mbushur me militante dhe mbi 450 policë janë larguar nga puna menjëherë”, ka theksuar Pack në fjalën e saj.
 
“Apo çështja e mediave dhe AMA, nuk e shihni ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë në këtë institucion të pavarur? Boshtinaru, unë e kuptoj që ju përfaqësoni Fule, por këto gjëra duhet t’i shikojmë dhe t'i hapim sytë. Këtë mesazh duhet t'ia jepni dhe atij”, tha Pack gjatë debateve.
 
“E përsëris, e dua Shqipërinë dhe dua që Shqipëria të marrë statusin dhe të ecë në rrugën e integrimit, por nuk mund të mbyllim sytë përballe problemeve që po kalon vendi sot dhe sjelljes së qeverisë”, deklaroi eurodeputetja Doris Pack.
 
Ndërkaq, reporter për Shqipërinë Nikola Vuljaniç, ka qenë i një mendjeje me Doris Pack. "Qëndrimi im është pak a shumë me atë që tha zj. Pack. Ky është edhe opinioni im. Kam marrë 2000 letra nga qytetare shqiptare dhe punonjës të administratës publike për padrejtësinë qe i është bërë atyre”, ka thënë gjatë fjalës së tij, Vuljaniç.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)