Debate në qeverinë greke/ Dorëhiqet ministri i Jashtëm Nikos Kotzias: Donin të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara

GREQI- Ditën e sotme ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është dorëhequr nga detyra pas një debati intesiv të Kotzias për marrëveshjen e Prespës. Mediat greke raportojnë se Kotzias ka kundërshtuar faktin se kryeministri Aleksis Tsipras nuk e ka mbështetur atë në debatin me Kammenos, i cili është i ri në koalicion.

Pas lajmit të dorëheqjes me anë të një statusi në Twitter ka reaguar edhe vetë Kotzias, i cili ka sjellë disa vargje të poetëve të lashtë grekë, duke shkruar: 

Momenti vjen, thotë poeti, për të vendosur se kush shkon dhe për kë do të largoheni. Kryeministri dhe një numër ministrash dje bënë zgjedhjet e tyre dhe unë bëta timen. Megjithatë, është e mirë të kujtojmë atë proverbin: Kërkuan që të më varrosnin thellë por harruan se unë jam fara.

Nikos Kotzias, ish-ministri grek 

Sipas mediave greke, ditën e djeshme Kammenos e ka akuzuar Kotziasin se ka marrë fonde sekrete nga miliardieri Xhorxh Soros, ndërsa Kotzias ka thënë se ndihet i ofenduar nga këto akuza. Sa i përket postit të kryediplomatit grek, atë e ka zënë vetë kryeministri Aleksis Tsipras. Do jetë ky i fundit diplomati që do ketë në dorë firmën për marrëveshjet me Shqipërinë, por edhe për emrin e Maqedonisë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 18/10/2018 23:59

    Po ky duket si Arvanit,ndoshta e zuri gjaku i derdhur pa te drejte dhe ne troje te veta,shkelja e gjuhes Arvanite te Marko Bocarit qe luftoi me shoke kunder Otomaneve dhe krijuan Greqine me gjake Shqiptaresh. Deri me 1910 ne Athine flitej gjuha Shqipe njejte si ne trojet Shqiptare.

    Përgjigju
  • Fredi: 17/10/2018 17:43

    Kujt i plasi, Faikut?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja