Debate në Komisionin e medias/ Marku: E keni bërë Kuvendin si furgon! Kumbaro ikën nga mbledhja (VIDEO)

Komisioni për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik ka ngjallur debate të forta mes të pranishmëve ditën e sotme. Në rendin e ditës, teksa diskutoheshin dy projektligjet e ndryshuar për mediat audiovizive  dhe për mediat elektronike, në debat janë përfshirë përfaqësues nga fakulteti i gazetarisë dhe drejtësisë me përfaqësuesit e mazhorancës në komision.

Në një moment pedagogu i komunikimit, Mark Marku, është shprehur se të dy ligjet po cënojnë lirinë e mediave dhe po vendosin diktaturë. Por për këto deklarata nuk ka rënë dakord ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Mark Marku: Më duke një paradoks kjo që po bëhet këtu. 15 organizata ju kanë bërë thirrje ta ndaloni këtë procedure. Po cenoni rendë lirinë e mediave. Ai që e ka bërë këtë ligj është një injorant total në fushën e mediave. Ai që ka shkruar këtë ligj është injorant. Nëse doni ta beni median të shtypur sic e thotë në ligj bëjeni. Por ne kemi një përvojë të gjatë me ata qe kanë tentuar të cenojne lirinë e mediave.

Marku: Mos bëni ligje kot se ne do ta vazhdojmë rezistencën tonë.

Marku-Kumbaros: Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugon. Po folët unë iki bashkë me kolegët.

Mark Marku:  Trego pak edukatë se je dhe pedagoge.

Mirela Kumbaro: Të lutëm zoti Marku trego etikë.

Mark Marku:  Oj gocë s’kam ardhur në furgon… Po deshe dëgjo, po deshe ik.

Mirela Kumbaro: Qetësohu zoti Marku

Kumbaro: Zoti Marku, ruani etikën.  (ngrihet dhe ikën)

Marku: Meqenëse këtu nuk ka gjykate kushtetuese ne duam qe rezistenca te behet këtu. Figurat e kryeministrit i perkthejme ne ligje. Kap ca te kapesh dhe te besh një ligj. Një metafore dhe e bën ligj. Metafora e kazanit ktheht ne ligj. Kjo është diktature

Marku: Me ketë ligj nuk shkojmë ne Europë. Do kete nje push tjetër te rekomandimet, do jete nje rekomandim shtese

Alfred Lela: Duket sikur jemi thirrur për fasadë proceduriale.

Ekonomi-Leles: Kjo është një detyrë e rëndësishme e komisionit. Sapo kemi marre ligjet kemi thirrur grupet e interesit. Nuk mendoj se është e vertetë kjo qe thoni. Projektligji ka një vit ne qarkullim dhe ju keni qene i ftuar ne disa tryeza. Ta konsideroni një pune serioze te komisionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O debili ler: 13/12/2019 12:50

    U komentua o debil o zhgaravin o analfabet me kompjuter. Po kompjuteri s'është akullore o qumështore. Interneti do horizont o i pa shkoll. Un kkam 2 Universitete të USA . E ti do me u mar me mua o i mbaruar. Fiti i tas llall o pall.

    Përgjigju
  • Mark marku gagaçi: 13/12/2019 12:48

    O gagaçi mark marku ti deputet skthehesh kur se salheu të ka pshur o gagaç komplet rugaç.

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/12/2019 11:05

    Edukator marku që nuk mundet ta zhvesh këmishen komuniste nga trupi ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion