Debate për "CEZ"-in, Ristani: 
Shpifarak, Balla: Ke bërë burg

Debate për Shpifarak, Balla: Ke bërë burg">
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për CEZ-in.
 
Dy javë pasi braktisi punimet e këtij komisioni me pretendimin se kreu i tij, Taulant Balla, është në konflikt interesi, i njëjti argument është përdorur nga Berisha për të refuzuar edhe mbledhjen e kësaj të premte.

Mungesa e Berishës shkakoi debat dhe përplasje verbale me akuza e kundërakuza ndërmjet Taulant Ballës dhe Arben Ristanit. 
 
Ristani kërkoi shkarkimin e Ballës nga komisioni pasi sipas tij ai është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj Berishës dhe si rrjedhojë është në konflikt interesi. "Ju jeni shpifarak i dënuar nga gjykata, i konfirmuar me vendim gjyqësor. Gënjyet javën tjetër se s'ka një dënim të tillë, gënjyet edhe sot kur thatë se këtë e ka në dorë gjykata. Jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Dhe kjo është e mbyllur", u shpreh Ristani. 

Nga ana e tij, kreu i komisionit, Taulant Balla iu drejtua Ristanit duke i kujtuar se është arrestuar dhe ka bërë burg për korrupsion me urdhër të Berishës. "Ti ke qenë në burg apo jo? Ke qenë në burg me urdhër të Sali Berishës. Ti zotëri ke vendim të Gjykatës së Lartë, shko shlyeje atje. Shko shlyej dënimin", tha Balla. 

Opozita kërkoi nga komisioni shkarkimin e Ballës, por kërkesa u rrëzua me votat e mazhorancës. 

Balla: Berishën e sjell Policia, Ristani: Vjen vetë, jep dorëheqjen
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, tha se Balla është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj ish-kryeministrit. Sipas tij, Berisha do vijë në seancë sapo Balla të ketë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i komisionit.
 
"Jeni dënuar për shpifje me 10 milionë lekë. Z.Berisha do vijë në këtë komision sapo të keni dhënë dorëheqjen. Ju jeni në konflikt interesi për këtë vendim të gjykatës", u shpreh Ristani.
 
Nga ana e tij, kryetari i komisionit të hetimor i kërkoi opozitës që t'i drejtojë kërkesë Kuvendit për pretendimet e saj.
 
"Këtu nuk është ngritur komision hetimor për Argitën dhe as për Shkëlzen Berishën. S'është ngritur komision hetimor për familjen e Sali Berishës. Komisioni është ngritur për hetuar marrëveshjen e privatizimit të OSHEE te CEZ. Nuk tërhiqem nga hetimi i kësaj çështje. Ky komision do të vijojë në drejtimin tim sa kohë Kuvendi më ka besuar këtë detyrë. Ju keni të drejtë t'i drejtoheni Kuvendit me kërkesë", u shpreh Balla.  
 
Duke iu referuar mungesës së Berishës në komision për të dëshmuar, Balla tha se do t'i kërkohet, përmes një shkrese, Policisë së Shtetit, për ta sjellë atë me forcë.
 
"Dëshmitari do të merret me forcë dhe do të vijë në këtë komision. Kur dëshmitari nuk paraqitet pa arsye, i kërkohet policisë ta sjellë me forcë. Sekretari  i komisionit të hartojë shkresën që t'i bëjë thirrje Policisë për ta sjellë me forcë në komision. Kjo marrëveshje i ka kushtuar shtetit një dëm prej 419 mln euro. Ryshfeti 3.6 mln euro që mendohet t'i ketë marrë dëshmitari", tha Balla. 

Kreu i komisionit hetimor njoftoi mbledhjen e ardhshme në 12 dhjetor, ndërsa i bëri sërish thirrje Berishës që vijë dhe të dëshmojë, pasi në të kundërt, siç tha ai, do ta sjellë Policia me forcë. 

"I kujtoj Sali Berishës të jetë në datën 12 dhjetor këtu, në rast se nuk paraqitet do ta sjellë Policia e Shtetit me forcë", tha Balla.  

Debati Ristani-Balla:
 
Arben Ristani: Ju jeni shpifarak i dënuar nga gjykata, i konfirmuar me vendim gjyqësor. Gënjyet javën tjetër se s'ka një dënim të tillë, gënjyet edhe sot kur thatë se këtë e ka në dorë gjykata. Jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Dhe kjo është e mbyllur.  
 
Taulant Balla: Ti ke qenë në burg apo jo? Ke qenë në burg me urdhër të Sali Berishës. Shko shlyej dënimin.
 
Arben Ristani: Je mashtrues dhe shpifës i dënuar nga gjyqësori. Mos shpif, jep dorëheqjen.
 
Taulant Balla: Këtë çështje e vendos kryetari i Kuvendit. Ti zotëri ke vendim të Gjykatës së Lartë, shko shlyeje atje.
 
Arben Ristani: Gënjen dhe je mashtrues.
 
Taulant Balla: Gënjen ti. Kërkesën tuaj drejtojani kryetarit të Kuvendit. Kjo është një kërkesë e ulët për të shmangur dëshmitarin të vijë këtu. Ky komision thërret dëshmitarë dhe për fat të keq jo të pandehur. Dëshmitari do të merret me forcë dhe do të vijë në këtë komision. 

Taulant Balla: E hedhim në votim kërkesën tuaj, 5 vota kundër, rrëzohet. 

Arben Ristani: Vendos Kryetari i Kuvendit, ti jep dorëheqjen. 

Ulsi Manja: Ai vendim gjyqësor nuk e ndryshon statusin e zotit Balla. Sepse zoti Balla është deputet

Bode-Ballës: Qëndrimet ndaj Berishës dhe familjes së tij nuk bazohen në prova apo fakte, por në pasionin tënd për ta sulmuar. I keni të gjitha bateritë kundër Sali Berishës.
 
Evis Kushi: Nuk ka asnjë arsye ligjore nga z.Berisha për të mos marrë pjesë në komision.
 
Pjerin Ndreu: Ju e gjykoni të pandehur, ne e gjykojmë dëshmitar. Interpretimi juaj është në disfavor të Berishës, interpretimi jonë është në favor të tij. Ne thjesht pyesim, nuk akuzojmë. Faktet që dalin ne i çojmë për hetim penal. Ju po bëni gafë juridike, nuk ngre komisioni parlamentar akuza. Nga e keni shpikur këtë? Nëse e shikojmë që ka problematikë, ia çojmë Prokurorisë. Jeni duke e vendosur Berishën në rolin e të pandehurit, ne e kemi vënë në rolin e dëshmitari.
 
Taulant Balla: I kujtoj Sali Berishës të jetë në datën 12 dhjetor këtu, në rast se nuk paraqitet do ta sjellë Policia e Shtetit me forcë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai