Financimi i sektorit të bujqësisë është shoqëruar me debate në Komisionin e Ekonomisë, edhe pse ministri i bujqësisë Andis Salla u shpreh se ka rritje të buxhetit në 162 milionë euro nga 149 milionë euro që është aktualisht.

“Zhvillimi sektorit vjen nga më shumë sipërfaqe e ujitura, më shumë fonde investimi dhe më shumë qendra grumbullimi, pasi ne duhet të ecim përpara me hapin e radhës atë të përgatitjes për anëtarësimin në BE. E pikërisht ky buxhet e vendos bujqësinë shqiptare në shinat e anëtarësimit”, tha Ministri i Bujqësisë Andis Salla.

Deputeti i PS tha se kompensimi 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë, nuk e zgjidh hallin e tyre. 

“Nëse nuk rregullohet TVSH në hyrje dhe në dalje jo duke kompensuar fermerin nuk ka zgjidhje. Skemën e TVSH por në krahun tjetër kështu siç është nuk zgjidh problemin e madhe që kemi. Mund të jetë një zbutje por në fund fare do vij tek konsumatori në mes të Tiranës dhe rritja çmimi në treg bllokon prodhimin, nuk kemi zgjidhur problemin e transaksionit”, tha Braçe.

Pavarësisht buxhetit, deputeti i PS Erion Braçe tha në komisionin e Ekonomisë që as fondet që parashikohen nuk shpenzohen, edhe pse fermerët janë shpallur përfitues në skemën kombëtare.

“Është një shifër që më alarmon, nga 4.3 miliardë lekë që ka angazhuar buxheti i shtetit për këtë vit, deri në datën 14.11.2025 mbeten pa paguar 2 miliardë lekë. Pra, është më shumë sesa gjysma e parave që ne kishim planifikuar, që deri më datën 14 nëntor nuk ju është dhënë fermerëve. 2.2 miliardë. Pyetja që kam është, ka përgjigje për këtë punë? Por tani edhe kur jepen paratë të lësh kaq para pa përdorur”, tha Braçe.

“Nuk digjen as fondet as përfituesit do të paguhen në 2026-ën” tha Agron Vata drejtori i Buxhetit, Ministria e Bujqësisë

“Historia që i lëmë pa paguar fermerët tani që vitin tjetër tu japim këtyre të parëve nuk funksion. Këto janë para të këtij viti dhe duhet ti marrin përfituesit e këtij viti, që ju të lini pa përdorir para për këtë viti dhe të shkojnë për shkurtim të deficitit buxhetor kjo nuk ndodh ose do paguhen fermerët ose do ikni ju. Këto para duhet të paguhen brenda këtij viti për prodhimin që e kanë financuar me lekët e tyre, dhe nëse ata nuk do të marrin dot paratë më mirë ikni ju, kaq”, tha Braçe.

“70-80% e skemës konsumohet në dhjetor, është praktikë e ndodhur çdo vit”, tha Agron Vata drejtori i Buxhetit, Ministria e Bujqësisë.

Deputeti i PS-së Erion Braçe, ka risjellë edhe një herë në vëmendje rënien që po pëson sektori i bujqësisë prej vitesh tashmë.

“Bujqësia ka rënë, qoftë në terma nominal, qoftë edhe në përqindje. Sektorë të tjerë janë rritur në mënyrë agresive, madje ndërtimi, është futur në kurriz të bujqësisë. Pse them unë që ndërtimi është ka qenë agresiv madje brutal në raport me bujqësinë. Shikoni Tiranën. Shikoni lindjen, juglindjen edhe jugperëndimin e Tiranës. Çfarë po i bën ndërtimi kësaj sipërfaqe dhe pse po ja bën këtë gjë? Sepse norma e fitimit në ndërtimi është më e lartë sesa produktiviteti i bujqësisë. Shikoni se ç’po bëhet aty sot është akoma liqeni i Farkës, një vepër që duhet t'i shërbente bujqësisë për vaditje, sot plot nga rezidenca e toka bujqësore po ikën. Ky është ndërtimi brutal në kurriz të bujqësisë. Po hyjmë një cikël vicioz. Këta që po ndërtojnë, janë edhe importues të produkteve ushqimore në pjesën më të madhe të tyre. Pra nga njëra anë po marrim tokën e bujkut dhe nga ana tjetër po luftojnë bujkun në problemin e importit. E ky është dëm kolosal”, tha Braçe.

Madje sipas Braçes edhe turizmi që duhet të shtonte prodhimin bujqësor vendas, më shumë po stimulon importin jashtë vendit.

“Turizmi duhet të jetë faktor për nxitjen më tepër të prodhimit përgjithshëm bujqësor edhe blegtoral. Vjen në evidencë një fakt shumë i rëndësishëm që importi i mallrave ushqimorë, është rritur shumë më shpejt se sa prodhimi vendas. Po zëvendëson mungesat që ne kemi në prodhimin vendas. Ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, që prodhimi vendas duhet të kishte përfituar pjesën e vet nga fluksi i jashtëzakonshëm hyrës i turistëve”, tha Braçe.

Po Autoriteti Kombëtar i Ushqimit a është shkrirë? 

“Është në proces reformimi, në përputhje me kërkesat e BE-së”, tha ministri Salla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
VIDEO/ Braçe pyet ministrin e bujqësisë për skemën e TVSH-së në bujqësi: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)

Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.

Ministri Salla po thonte se në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit. Ndërkohë, Braçe ndërhyri duke pyetur se si do të shënohet TVSH-ja në faturë. Në një moment deputeti i PS u filmua duke vendosur kokën mbi tavolinë, ndërsa tha se këta nuk e dinë.

Pjesë nga Debati

Salla: Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit

Braçe: Si do shënohet TVSH-ja në faturë....

Heshtje

Braçe: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)

Salla: edhe sot ka çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit patjetër që merr autofaturën.

Braçe: Me thënë të drejtën jo

Salla: Si është

Braçe: Merr një copë letër, ku i thuhet kaq kilogramë solle

Salla: Qëllimi i 10% është të ndodhë faturimi i gjithë produktit, sepse do kërkojë autofaturën për të marrë kompensimin.

Baçe: Kjo është e faktuar, ose nuk do pres faturë, ose do presë frakturë fiktive ose nuk e mbledh produktin fare, se me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbulles e përpunues kështu. E kemi pasur ne këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur

Salla: ka qenë për grumbulluesit jo për fermerët

Braçe: Nuk ka rëndësi fare

Salla: Ka rëndësi se e ka marrë grumbulluesi

Braçe: S’jam i interesuar për ta grumbulluar, çfarë do të të them këtu që vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.