Debate për shfaqjet në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, artistët: Ne kemi teatër mesatar edhe mediokër!

Debati artistik për tre shfaqjet e ngjitura në skenë në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove, “Senatori Fox” i teatrit të Vlorës, “Pirro” i teatrit të Gjirokastrës dhe “Qielli i heshtur” i teatrit të Metropolit solli në vëmendje disa nga problematikat e mëdha, që teatri shqiptar has çdo ditë. Mungesa e kritikës së institucionalizuar, repertori i varfër, por edhe cilësia mediokre e mesatare e shfaqjeve janë vetëm disa prej tyre.

Repertori ka larminë e vet, që nga veprat e mira dhe vepra jo të dëshiruara për kohën. Ka diçka në vlerat e spektaklit, por e ndryshon diçka tjetër. Për shfaqjen e Vlorës nuk jam dakord për përzgjedhjen e pjesës, mjetet shprehëse janë tejet të konsumuara të viteve ’50. Këto mjete shprehëse tejet të konsumuara krijojnë një pavërtetësi edhe pse në linja krijohen tipa, si nga Jorgaq Tushe, Astrit Mamaj etj.

Miho Gjini, kritik arti

Mendoj se nuk mund që të paragjykojmë një regjisor apo një trup përzgjedhjen e tekstit, sepse tekstet që janë shkruar e kanë fituar të drejtën për t’u vënë në skenë edhe për t’u rivinë. Jam i sigurtë që ky tekst është vënë. Por unë them se mund të gjykojmë trupën edhe regjisorin për mënyrën sesi e ka vënë këtë vepër. Çdo regjisor sjell metodikën edhe shijet e tij, fatkeqësia është e aktorëve që përdorën më shumë si mjete edhe kemi këtë realitet.

Armand Bora, regjisor

Është një mënyrë e gabuar e krijuar në teatrin shqiptar. Regjisorët, stafi krijues mendojnë çfarë do të thotë kolegu im tani, kur të dalë në shfaqje. Kjo ka krijuar një ngërç në mënyrën tonë të menduarit për teatrin. Unë kështu mendoj, sigurisht që kritika ka punën e saj, por shfaqja shkon për spektatorin. Nëse spektatori të del nga salla, kritiku duhet që të mbërrij edhe tek analiza, përse del? Ne diskutojmë në bazë të eksperiencave tona profesionale, jo për të vënë trupën para togës. Kështu e shoh unë diskutimin. Ne jemi këtu për të ndarë eksperiencat tona, jo për të bërë mësuesin e gjykatësin.

Saimir Gongo, dramaturg dhe regjisor

Sigurisht që duhet të na gjykojnë dhe do gjykojmë, sepse nuk mblidhemi për të parë shfaqjen edhe për të thënë se po shikojmë vetëm shfaqje të bukura, po kaq të mira janë të gjitha shfaqjet që kemi parë edhe do shikojmë? Ne nuk dëgjojmë njëherë: Cila ishte e keqja? Cila ishte ajo gjë që nuk shkon? Të flasim në mënyrë profesionale, sepse është shumë keq që t’i bëjmë furça njëri-tjetrit dhe  po shkon teatri tatëpjetë tani. Ne kemi teatër mesatar edhe mediokër duhet ta pranojmë. Duhet që të punojmë më shumë. Të na flasin shokët, po. Kemi aktorë shumë të mirë që mbajnë skenën dhe kemi aktorë të jashtëm fare. Ne jemi aktorë profesionistë. Kemi 30 vite që investojmë. Hajde që t’i themi njëri-tjetrit më të mirën që të përpiqemi. E di cila është ajo që duhet thënë edhe që të na gjykojnë kolegët edhe kritika. Të më gjykojnë more të më fusin në dhe, edhe mos të kem kokë unë që ta nxjerrë jashtë përballë një kolegut tim, që punon edhe që është i talentuar. Prisni se nuk është kështu puna. Ndërsa, për publikun. Publiku mund të pëlqejë atë që i servirim ne. Mund të pëlqejë edhe një shfaqje skandaloze se qesh pak atje edhe tralala. Përse ky është profesionalizmi? Mund të zhvishet një atje në skenë edhe mbush sallën plot publiku dhe kështu del një shfaqje shumë e mirë. Por, hajde të gjejmë të mesmen, atë që është më e mira.

Zamira Kita, drejtoreshë e Andon Zako Çajupit, aktore

I bëj thirrje edhe ministrisë që të vazhdojë festivalin e teatrir, jam shumë dakord për mendimet që japin kolegët. Ky është momenti që ne të flasim për problematikat që kemi.

Neritan Liçaj, aktor

Mua më pëlqeu mjaft puna e aktorëve edhe regjisorëve të Vlorës. Unë them se duhet bërë kujdes si për veprat që shkruhen. Mjetet shprehëse bëhen jo të vërteta, jo të kuptueshme bëhen përrallore, prandaj jo gjithmonë duhet të përdoren.

Miho Gjini, kritiku 

Ky është një problem që ja vlen për teatrin në përgjithësi, sepse nuk funksionon edhe vijimësia e disa kritikëve. Është e vështirë që të krijosh një kritik. Është shumë vështirë se do male libra t’i bësh, por mbi të gjitha edhe t’i shikosh në sy, sepse mua nuk më pëlqen kjo. Ai ka të drejtën e vet që ta thotë. Nuk e kam as unë as ti se është sistemi, koha edhe pluraliteti. Nuk ka më diktim ore zotëri, por ka edhe diktime artistike. Edhe përtej një analize vepre, një nga problemet që ne ndoshta e kemi si teatër shqiptar, por e kemi si plagë është jo pamundësia, por jo dëshira, mund të jenë edhe të dobëta disa vepra, por ne mundet që t’i tregojmë publikut shqiptar që kemi një traditë... Regjisorët vrapojnë në internet, gjejnë një tekst edhe e paraqesin. Ajo e ka një farë suksesi, se është testuar diku. Por guximi edhe autoriteti edhe vlera e një regjisori është mirëfilli kur ka një tekst shqiptar të patrajtuar. Mos ti zëmë me emra, se kemi regjisor që shfaqjet e tyre janë në videokasata. Duhet që të kemi respekt më shumë për traditën shqiptare që është krijuar.

Josif Papagjoni, kritik arti

 Të gjykosh regjisorin për tekstin është gabimi më i madh. Unë mund të marrë çdo lloj teksti për të bërë veprën time, edhe nuk gjykohem për tekstin, pro për veprën time. Të gjykojmë për veprën edhe jo për autorin. Mendoj se nëse politika e MK ka një politikë për vënien e veprave shqiptare, është shumë mirë ta bëjë. Por mua më lindi dje një ide teksa pashë teatrin e Fierit. Më bëri çudi midis itialinizimit edhe fieraçes. Mos është mirë që disa nga qytetet tona, mos duhet stimuluar trupat e rretheve për të krijuar edhe individualitet,por edhe për të pasuruar sfondin e teatrit shqiptar. Atë që e ka për detyrë ta bëjë Teatri Kombëtar e merr një trup që si ka këto mundësi. Në tingëllim këto timbrika do të dukeshin shumë interesante nëse shohim një tekst të përshtatur në këto dialekte.

Armand Bora, regjisor

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove vazhdon deri në datë 30 shtator në skenën e ArTurbinës dhe të Universitetit të Arteve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion