Shtesa prej 35 milionë dollarësh për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan ka vijuar të ngjallë diskutime edhe gjatë seancës së sotme parlamentare.
Përpara miratimit të shtesës, nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se është e papranueshme që ndërtimi i rrugës nisi në vitin 2011 pa një studim gjeologjik të gjithë segmentit.
Ai kërkoi hetime për tenderimin dhe ndërtimin e rrugës.
"Gjithë ato autoritete të saj kohe, në vitin 2011, kur ka filluar prokurimi i këtij aksi rrugor, duhet të mbajnë përgjegjësi, se si kanë nisur rrugën në një trase të pastudiuar në aspektin gjeologjik”, tha Balla.
Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj tha se shkak i situatës së sotme është mungesa e studimit gjeologjik për pjesën e rrugës ku kanë ndodhur disa shkarje të rënda, si dhe ulja artificiale e kostove që duheshin për ndërtimin e saj.
"Rrëshqitja e dherave në zonën e Ibës prej 10 km për shkak se nxitmi për ta përfunduar sa më shpejt krijoi problematikën e shfaqur.
Rruga do të përfundojë brenda vitit. Unë i kuptoj shqetësimet e deputetëve, ku ka shpërdorim do merren masa, por qëllimi ynë është të përfundojmë rrugën", u shpreh ai.
Fillimi i rrugës gjatë qeverisjes së kaluar, nxitimi për ta mbyllur sa më shpejt, solli dhe mangësitë e veta, duke krijuar edhe problematikën e shfaqur sot
Kuvendi miratoi shtesën prej 35 milionë dollarësh të kërkuar nga Ministria e Transporteve për projektin e Rrugës Tiranë Elbasan, i cili do të përfundojë më 1 tetor të këtij viti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO