TIRANË- Drejtësia e re ka sjellë debate të ashpra mes dy deputetëve, Ermonela Felaj nga PS dhe Ervin Salianji nga PD. Në studion e Report Tv, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Felaj tha se drejtësia e re ka dhënë efekte e para. Ajo thotë se nuk po presionohet nga politika.
“Nuk ka një prokurori që ndihet e ndrojtur nga politika, po ndjekin rrugën e vet. Politika duhet të ndjekë provat. SPAK ka dhënë rezultate në luftimin e korrupsionit të zyrtarëve, s’duhet të ketë një prioritet, por të gjitha duhet të kenë prioritet, puna është vënë në vijë. Të thuash që SPAK nuk ka dhënë rezultate, nuk vlen”, tha Felaj.
Mirëpo, nuk ka qenë i këtij mendimit Ervin Salianji. Salianji tha se kjo drejtësi nuk ka asgjë ndryshe nga drejtësia e vjetër, pasi po sulmon politikisht.
“E lëshoi PS se nuk i hapte krahun. Të thuash po goditet në nivele të larta nuk qëndron, kemi miliona euro të konfiskuara nga krimi, kemi një ish ministër të arrestuar, një ish ministër të PD të dënuar dhe burg, kryetari i Bashkisë së Vlorës i arrestuar janë bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroria e vjetër. Një drejtësi e vjetër dhe një drejtësi e re, kjo drejtësia e vjetër paska bërë kaq punë sa kjo drejtësi e re. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, thotë “më arrestuan se pranova të mos kandidova”. Drejtësia po përdoret politikisht, nëse goditet për arsye politike, atëherë është shumë herë më keq se drejtësia e vjetër. Se fakti që nuk heton dot inceneratorët e Tiranës, me ish- zv/kryeministër Arben Ahmetaj që i jeni turrur tani, që nuk prit kryetarin ë Bashkisë së Fierit, por ca hallexhi. Kap disa këtu dhe lësho disa atje. Ka 3 ditë PS që del nga selia e vet dhe godet SPAK, pse nuk heton këtë, kur e thotë Rama ia falim ne. Kur e themi ne, është presion ndaj tyre. Ngre një zhurmë të madhe dhe thotë është cenuar sigurua kombëtare kur ka qenë në koalicion me LSI në 2017, por vetëm ky nuk mban përgjegjësi, po SHISH ka informacion për influencën ruse, po Policia ka informacion”, tha Salianji.
Debati agravoi duke kaluar edhe në sulme personale mes dy palëve.
Ermonela Felaj: Ju po gjykoheni për shpifje dhe flisni këtu për drejtësinë. Jeni në konflikt interesi, se jeni fajtor për shpifje. Akuza të ka marrë për fajtor. Je në konflikt interesi se je duke u gjykuar.
Ervin Salianji: Jam i pafajshëm, nëse ke bërë deri në klasë të parë shkollë. Unë që pres të mbyllet çështja, apo ju që gjysmën e familjes e keni prokuror pa vetting. Normal që unë do përballem me drejtësinë. Duket që je pa matematik dhe ka shkrim e këndim, njerëz politik të vendosur në politikën tuaj, na gjykojnë ne. Ty nuk të bëjnë hetim të pasurisë, gjysmën e prokurorëve e ke në familje. Ju jeni rasti se si drejtësia është kapur.
Ermonela Felaj: Ti shpif
Ervin Salianji: Je një shpifëse profesioniste. Je dënuar 8 herë për shpifje dhe je një shpifëse e certifikuar.
Ermonela Felaj: Sa lehtë e përdor shpifjen
Ervin Salianji: Kush do e bëjë drejtësinë. Felës po i tha partia “hidhur nga ura do hidhet”
Ermonela Felaj: Kështu bërë ti te partia jote
Ervin Salianji: Jo se unë kam dinjitet.
Debatet nuk munguan edhe sa i përket zhvillimeve politike, mes përçarjes së PD-së.
Ermonela Felaj: Duke shpifur kërkon të bësh emër
Ervin Salianji: Je hallexhie me para
Ermonela Fela:j Je fillakat.
Ervin Salianji: Unë jam në opozitë kundër jush
Ervin Salianji: Jo s’keni kohë të merreni me ne, po me njëri-tjetrin.
te kesh gjysmen e familjes prokuror nuk eshte krim, por ta kesh ate me vendim gjykate, eshte me shume se krim oj ti fela fela
PërgjigjuTe komentosh per ju te pd eshte humbje kohe o ordiner ,o hajdut ,o genjeshtar .
Përgjigju